Published On: 31 Maj, 2017

Isufi parasheh fitorën jo vetëm në këtë mandat por edhe në mandatin tjetër

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, nuk e vë në dyshim fitoren e koalicionit PDK-AAK-Nisma në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit.Në një intervistë për Epokën e re, Isufi ka thënë se koalicioni PDK-AAK-Nisma synon ta marrë shumicën e cila u mundëson atyre që vetëm me minoritetet ta formojnë Qeverinë.Ai ka theksuar se Qeveria e ardhshme, nën drejtimin e Ramush Haradinajt, do të krijojë stabilitet dhe do t’i mundësojë vendit zhvillim të hovshëm ekonomik.

Isufi u ka përcjellë mesazh krerëve të koalicionit LDK-AKR-Alternativa, se nga puna e mirë që do të bëjë në mandatin e parë Qeveria e drejtuar nga Haradinaj, populli sërish do t’ia japë edhe një mandat të dytë.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...