Published On: 22 Shtator, 2017

Isufi: Do ta argumentojmë se Mali i Zi e ka rritur territorin në kurriz të Kosovës

  • Komisioni i ri për Demarkacionin i emëruar nga Qeveria Haradinaj thotë se do të argumentohet se Kosova humbi territor aq sa shtoi Mali i Zi.

Florim Isufi, anëtar i Komisionit të ri për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror thotë se Mali i Zi e ka rritur territorin në dëm të Kosovës. Një gjë e tillë sipas tij do të dëshmohet kur të argumentohet se Kosova ka humbur 81 kilometra katrorë.

“Ne do të tentojmë ta argumentojmë se Mali i Zi ka rritur territorin dhe se Kosova ka humbur territor. Mali i zi është rritur për 81 km katrorë aq sa i ka humbë Kosova. Si do ta marrë politika, kjo është çështje tjetër. Ne nuk vendosim për këtë”, tha Isufi për televizionin publik.

Isufi tha se Komisionit të ri për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror, tha se brend a30 ditësh do të dalin me një raport për demarkacionin.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...