Kosova

Ismet Kryeziu: Zgjedhjet duket që janë e vetmja zgjidhje për këtë ambient!

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu ka thënë se koalicioni ka përçarje të mëdha.

Ai në një shënim në Facebook ka theksuar se është hera e katërt që shtyhet diskutimi për projektbuxhetin, për shkak të përçarjeve të mëdha PDK-LDK, raporton Gazeta Blic.

Shënimi i plotë:

Sot, është hera e tretë apo e katërt që shtyhet diskutimi për projektligjin e buxhetit për vitin 2017, për shkak të papajtueshmërive mes partnerëve të koalicionit.

Dikur opozita, dje zëra nga PDK-ja, e sot zëra nga LDK-ja, janë duke treguar se janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje. Në anën tjetër edhe publiku duke ja mbajtur ison e partive politike, për dy vite me radhë po e diskuton idenë e zgjedhjeve të parakohshme, pa mundur të krijojë tema tjera.

Prandaj zgjedhjet duket se janë e vetmja zgjidhje, për këtë ambient.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *