Published On: 12 Gusht, 2017

Ismail Keta me mesazh special: Shqiptarët të mblidhen në Lidhjen e Prizrenit për ti dhënë fund politikave antishqiptare

 

Shqiptari i famshëm në boksin profesionist Ismail Keta, vjen me një mesazh special për shqiptarët, duke kërkuar që të rimblidhen në një Lidhje të Prizrenit, kësaj radhe për ti eliminuar nga politika krimbat shqiptarë, të injektuar prej dekadash nga të huajt.

“Përshëndetje nga Kosova e lirë, pikërisht nga lidhja e Prizrenit ku në fakt shqiptarët më të mirë duhet të mblidheshin edhe një herë për të larguar krimbin e futur ndër shekuj thellë në palcën e shqiptarisë!!!

Në fakt erdha me vëllezërit për të respektuar familjen e nderuar KOLGECI me rastin e martesës së Syles pasi janë familje/djem që nderojnë të qenurit shqiptar.

Në këtë vend me histori të madhe, rastësisht na përshëndeti znj.Elida JORGONI. Nuk e njihja më parë, por menjëherë e kuptova që edukimi i saj buron nga krenaria e Gjergj Kastriotit dhe respekti për këtë znj. patriotë, të linte pa fjalë pasi punonte natë dhe ditë për vlerat/rrënjët shqiptare pa interes dhe dallim fetar.

Njerëz të tillë duhet ti mbrojmë. Kosovën e lirë sot nuk duhet ta harrojmë si ishte dje!”, shkruan Keta, i cili e vizitoi Lidhjen e Prizrenit së bashku me një grup patriotësh. Shqiptari.eu

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...