Published On: 18 Maj, 2017

ISIS vret 50 persona në Sirinë qendrore

  • Luftëtarët e të ashtuquajturit Shtet Islamik (ISIS) i kanë vrarë sot më shumë se 50 persona në një sulm në qendër të Sirisë, njofton Mbikëqyrësi Sirian për të Drejtat e Njeriut (MSDN).

MSDN është grupi monitorues i luftës në Siri me bazë në Britani të Madhe, transmeton Express.

Sulmi befasues për cak i kishte trupat pro-qeveritare në një pozicion në autostradën kryesore që e lidh kryeqytetin Damask me Aleppon, njofton MSDN.

Televizioni shtetëror sirian ka thënë se persona të armatosur të regjimit ia kanë dalë ta zmbrapsin sulmin dhe të nisin një kundër-ofensivë në formë të sulmeve ajrore.

Të paktën dy civilë janë vrarë nga sulmet e ISIS afër qytetit Salamiyeh./Express/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...