Published On: 9 Janar, 2017

ISIS sulmon depozitat më të mëdha me gaz natyror

Një atentat i ISIS-it ka dëmtuar rëndë depozitat më të mëdha të gazit natyror në Siri, në Hayyan, në lindje të Homsit, në rajonin qendror të vendit. Lajmi është bërë i ditur nga televizioni panarab “Mayadin”, i financuar nga Irani, duke folur për “burime të ministrisë siriane të naftës”, që konfirmojnë shpërthimin në zonë. Lajmi ishte publikuar edhe nga agjencia e shtypit “Amaq”, pranë ISIS-it, sipas të cilës siti është shkatërruar.

Burimet e cituara nga televizioni pro-iranian, konfirmojnë që imazhet e shpërndara nga “Amaq”, i përkasin fushave të gazit në Hayyan. Por ata nuk mund të arrijnë të konfirmojnë nëse gazi natyror, i cili para vitit 2011 arrinte të prodhonte në ditë më shumë se 3 milionë metra kub gaz, është shkatërruar plotësisht.

Ndërkohë, njësitë e forcave speciale amerikane, kanë hyrë në aksion një natë më parë kundër ISIS-it në veri-linje të Sirisë të mbështetur nga forca kurde të përkushtuara për rimarrjen e kontrollit të qytetit Tabqa, në perëndim të Rakas, kryeqendra e Shtetit islamik në Siri.

Sipas shtypit iranian, ushtarakët amerikanë, kanë zbritur në tokë në rajonin e Kubr me katër helikopterë “Apache”, transmeton Shqip.

Luftimet, pohojnë burime jo të konfirmuara mirë, kanë zgjatur për orë dhe gjatë përleshjes, janë vrarë “militantë të shumtë” të ISIS-it dhe disa “përgjegjës të lartë” të organizatës janë kapur si të burgosur.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...