Published On: 26 Maj, 2017

ISIS bën thirrje për sulme dhe luftë ndaj Europës gjatë muajit të Ramazanit

  • Shërbimet e sigurimit european po përgatiten për sulme të tjera gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, duke filluar që nesër, pasi Shteti Islamik u bëri thirrje pasuesve të saj të ngrihen në një “luftë të përgjithshme” mbi “jobesimtarët” në Perëndim.

E shtuna shënon fillimin e një periudhe 30-ditore agjërimi dhe reflektimi në botën islame, e cila në vitet e fundit ka parë një rritje të madhe të sulmeve terroriste.

“Vëllezërit myslimanë në Evropë, të cilët nuk mund të arrijnë tokat e Shtetit Islamik, i sulmojnë ata në shtëpitë e tyre, tregjet e tyre, rrugët e tyre dhe forcat e tyre”, tha grupi xhihadist në një mesazh të titulluar ‘Ku janë luanët e luftës?’ dhe të publikuar në ‘YouTube’.

Duke mbrojtur veten pas sulmit vetëvrasës në Manchester Arena, i cili la 22 fëmijë dhe adoleshentë të vdekur, grupi tha: “Mos i ndalini vrasjet. Dilni dhe merrni një shpërblim të madh për Ramazanin “./syri.net/

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...