Published On: 26 Maj, 2017
Bota |

ISIS bën thirrje për “luftë të gjithanshme” ndaj Perëndimit gjatë Ramazanit

ISIS u ka bërë thirrje ndjekësve të tij për të nisur “luftë të gjithanshme” ndaj Perëndimit gjatë muajit të shenjtë të myslimanëve – Ramazanit – duke shkaktuar frikë për sulme të reja.

Grupi terrorist përdorë fillimin e muajit të Ramazanit për të bërë thirrje për sulme çdo vit, me thirrje të tilla të mëparshme që kishin lidhje me sulmet në Orlando dhe Francë.

Një deklaratë e lëshuar në YouTube thotë se mbështetësit të cilët e kanë të pamundur të udhëtojnë në territoret e ISIS-it në Irak dhe Siri, do të duhej të “kryenin sulme në shtëpitë e tyre, marketet, rrugët e tyre dhe forumet e tyre” – duke bërë thirrje për “dyfishim të sulmeve dhe intensitetit të operacioneve”, shkruan Independent, transmeton Gazeta Express.

Mesazhi, i quajtur “Ku janë luanët e luftës?”, vazhdon: “Mos e përbuzni punën. Caku juaj i të ashtuquajturve të pafajshëm dhe civilë është i dashur për ne dhe më i efektshmi, kështu që dilni dhe mund të fitoni një shpërblim të madh ose martirizim në Ramazan”.

Thirrja u publikua në revistën ‘Rumiyah’ të ISIS të premten, e cila u bën thirrje lexuesve që të përdorin këtë muaj për të “fituar edhe më shumë shpërblime në Ditën e Gjykimit”.

Revista nuk përmendi sulmin në Mançester, pavarësisht se përmbante detaje të “operacioneve ushtarake” në Rusi, Filipine, Siri, Irak, Egjipt dhe Afganistan.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...