Published On: 11 Gusht, 2017

Ish- zyrtari i VV-së zbulon: Ja si Vetëvendosje “manipulon” të rinjtë

Ish-sekretari i Vetëvendosjes në Pejë, Arton Muhaxheri, i cili tash është pjesë e PDK-së, ka thënë se historitë revolucionare të Leninit kanë krijuar shumë banda në partinë Vetëvendosje.

Përmes një postimi në llogarinë e tij, Muhaxheri ka thënë se rinia e Vetëvendosjes, jo rastësisht janë kaq të dhunshëm ndaj çdo gjëje në Kosovë, sepse janë të manipuluar nga dokumentarët, filmat për revolucionin dhe teoritë leniniste.

Madje, sipas tij, këto shfaqje brenda zyrave i kanë si terapi.

“Në partinë Vetëvendosje janë krijuar shumë banda, pikërisht sepse i kanë pasur inspirim historitë revolucionare të Leninit. Mbi këtë frymë ata veprojnë edhe në Kosovë. Më shumë se çdo gjë, tash po flasin dëshmitë që po u dalin në shesh, të cilat ne i kemi thënë gjithmonë. Rinia e partisë Vetëvendosje, jo rastësisht janë kaq të dhunshëm ndaj çdo gjëje në Kosovë, sepse janë të manipuluar nga dokumentarët, filmat për revolucionin dhe teoritë leniniste. Madje, këto shfaqje brenda zyrave i kanë si terapi. Është detyrë qytetare e secilit prej nesh t’i shpëtojmë këta të rinj nga kjo bandë e rrezikshme!”, ka shkruar Muhaxheri.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...