Published On: 28 Maj, 2017

Ish zv. shefi i CIA: Kufinjtë në Ballkan mund të ndryshojnë lehtë!

Në Ballkan, herët a vonë, do të ketë ndryshim të kufijve, tha i ish-zëvendësi i shefit i CIA-s Steven Meyer

Ai thotë se kufijntë e ri më shumë gjasa do të tërhiqen në Maqedoni, por edhe në Kosovë, raporton Gazeta Blic në Prishtinë. Meyerbeson se BE-ja nuk ka zgjidhje për Ballkanin, dhe se nuk është e interesuar në për Ballkanin por jo edhe  Shtetet e Bashkuara të cilat sipas tij Ballkanin e kanë zonë interesi.

Duke folur për Serbinë, Meyer tha se zgjedhja Aleksandar Vuçiqit për President të Serbisë ishte e pritshme.

“Ai është një politikan i zgjuar dhe efikas dhe do të bëjë një punë të besueshme. Populli serb është në kërkim për arritjet e mëdha, sidomos për reformat ekonomike”, ka thënë Meyer në një intervistë me “News” të Beogradit.

Duke folur për situatën në rajon, ai thotë: “Bosnja dhe Hercegovina është sot më larg nga të qenit një vend i bashkuar se në të kaluarën. Çështja e Kosovës po bëhet gjithnjë e më serioze, dhe Maqedonia është në rënie serioze për muaj. Në të njëjtën kohë, BE-ja nuk ka përgjigje për pyetjet që pllakosin Ballkanin”, thotë Mejer për “News”. Meyer shtoi se çdo ndryshim i kufijve midis Shqipërisë dhe Maqedonisë mund të rrisë Shqipërinë e cila megjithatë tash për tash e e din se nuk do të ketë mbështetjen e SHBA.

“Megjithatë, është e rëndësishme që të mbani në mend se Washingtoni nuk është tash për tash shumë i interesuar në Ballkan. Administrata Trump nuk do të reagojë sidomos nëse këto ndryshime ndodhin në mënyrë paqësore, të ngjashme me mënyrën se si, të themi, Mali i Zi erdhi deri tek pavarësia”, thotë ish udhëheqësi i CIA.

Kur u pyet se si administrata amerikane ka reaguar në rast të formimit të “Ushtrisë së Kosovës, ai tha se qeveria e SHBA tash për tash nuk është në favor të  formimit të Ushtrisë, por që kjo qasje mund të ndryshojë  lehtë.

“Administrata Trump ka qasje të vogël ekspertësh në lidhje me Ballkanin. Serbia duhet të jetë shumë e kujdesshme për të ndjekur ndryshimet në politikën amerikane,” thotë ai. Sipas tij, kjo ushtri, në qoftë se krijohet, do të shtojë një tjetër element që situata të jetë më e tensionuar./Gazeta Blic/

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...