Published On: 24 Prill, 2017

Ish shefi i SHIK-ut, Qeverisë i duhet një fillim i ri!

  • Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka komentuar përsëri për mundësinë e shkuarjes së vendit në zgjedhje të parakohshme.

Veseli ka thënë se Kushtetuta e Kosovës e parasheh që në vitin 2018 të ketë zgjedhje parlamentare, por që sipas tij, nëse ka marrëveshje politike, kjo mund të ndodhte edhe nesër.

“Nuk duhet t’i traumatizojmë qytetarët me çështjen e zgjedhjeve, për interesa dhe egot tona”, ka thënë ai në KTV.

“Zgjedhjet do të mbahen nëse e shohim se nuk ka vendimmarrje për të mirën e qytetarëve”, është shprehur Veseli.

Kreu i PDK’së po ashtu ka vlerësuar se Qeverisë i duhet një fillim i ri. Ai ka thënë se dëshiron një fillim të ri edhe në ministritë që udhëhiqen nga PDK’ja.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...