Published On: 6 Korrik, 2017

Ish-pjesëtari i UÇK-së: Nuk jam arrestuar! Jam në pishinë

  • Gjatë ditës së sotme mediet kanë raportuar se pjesëtarë të Policisë së Kosovës, sot rreth orës 11 kanë arrestuar ish-pjesëtarin e UÇK-së, Besim Vokshi.

Sipas raportimeve Vokshi është arrestuar në ndërtesën e Gjykatës Themelore të Gjakovës dhe është transportuar për në Prishtinë. Por lajmin e arrestimit e ka demantuar vetë ish-pjesëtari i UÇK-së, Besim Vokshi.

Ai për Express ka deklaruar se gjatë ditës së sotme nuk është kontaktuar e as ndalur nga policia. Thotë se që nga mëngjesi gjendet në njërën nga pishinat e qytetit të Gjakovës.

“Nuk është i vërtetë lajmi rreth arrestimit tim. Unë jam në pishinë. Nuk jam kontaktuar nga asnjë pjesëtar i policisë, e as që kam marrë ftesë për intervistim”, ka thënë Vokshi për Express.

E ndërkohë që edhe policia rajonale në rajonin e Gjakovës mohon ta ketë arrestuar ish-pjesëtarin e UÇK-së.

“Jo ne nuk kemi ndonjë informatë që është arrestuar Besim Vokshi”, ka thënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimja.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...