Published On: 23 Tetor, 2016

Ish-kryeministri kroat kërkon të hapë biznes në Kosovë

Ish-kryeministri kroat, Zoran Milanoviq, ka qëndruar në një vizitë pune në Shqipëri ku është takuar me kryeministrin Edi Rama. Pas kësaj vizite, ai ka kaluar edhe në Kosovë.

Siç raporton portali kroat, “24sata”, Milanoviq pas daljes nga politika, ka vendosur të merret edhe me biznesin e tij privat, dhe kështu raportohet të jetë në diskutimet përfundimtare me përfaqësuesit e qeverive në Kosovë dhe Shqipëri.

“Puna e tij do të përfshinte shërbime këshillimore rreth afrimit me Bashkimin Evropian dhe me procedurat që kërkohen në përshtatjen e ligjeve të tyre, Kosovës dhe Shqipërisë, me sistemin evropian të drejtësisë”, shkruan portali 24sata.

Sipas portalit kroat, marrëveshja pritet të nënshkruhet brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...