Published On: 31 Maj, 2017
Bota |

Ish-këshilltari i Trump pranon të dorëzoi dokumentet për përfshirjen e Rusisë në zgjedhje

Ish-këshilltari i Presidentit amerikan për siguri kombëtare Michael Flynn do t’i dorëzoi Komitetit të senatit amerikan për inteligjencë dokumentet në lidhje me përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pranimi i Flynn që të bashkëpunoi është shenja e parë se ai dhe Komiteti i senatit kanë gjetur një gjuhë të përbashkët në lidhje me këtë çështje, shkruan rtv21.tv

Javën e kaluar, udhëheqësit e demokratëve dhe republikanëve në Komitetin për inteligjencë të senatit deklaruan se janë të dëshpëruar për shkak se Flynn refuzoi kërkesën e tyre të parë për intervistë dhe që ti bindet urdhrit të Gjykatës, me të cilin nga ai u kërkua që të dorëzoi dokumentet në lidhje me hetimet.

Pas këtij refuzimi të Flynn, Kongresisti amerikan, Ellia Kamings, tha se dokumentet që ka parë ai dëshmojnë se Fllin ka gënjyer hetuesit federativ gjatë marrjes së tij në pyetje në lidhje me kontaktet e tij me zyrtarët rusë.

Flynn javën e kaluar deklaroi se nuk do të respektoi urdhrin e gjykatës që të dorëzoi dokumentet dhe se do të mbështetet në nenin pesë të kushtetutës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...