Published On: 25 Gusht, 2017

Ish-deputetët do të paguhen edhe për një vit

Gjashtë seanca të dështuara dhe ende i pakonstituuar, është bilanci i punës së Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjeve të 11 qershorit. Megjithëkëtë, deputetë dhe ish-deputetë vazhdojnë të paguhen nga ky institucion.

Që nga shpërbërja e Kuvendit, më 10 maj të këtij viti, e deri në dhënien e betimit nga deputetët e zgjedhur të legjislaturës së gjashtë më 3 gusht, Kuvendi ka shpenzuar rreth gjysmë milioni euro të taksapaguesve për pagat e ish-deputetëve të legjislaturës së kaluar, shkruan sot Koha Ditore.

Aq pritet të jetë edhe shuma që do të paguajë për ish-deputetët që nuk kanë fituar një mandat tjetër.

Deputetët janë kujdesur që të rregullojnë kornizën ligjore në favor të përfitimeve të shumta gjatë dhe pas ushtrimit të mandatit të tyre.

Ndryshe, deputetët e Kosovës kanë pagat më të larta krahasuar me deputetët e vendeve fqinje.
Paga bazë e deputetëve të Kosovës është 1488 euro e kur kësaj i shtohen edhe përfitimet tjera si mëditje për pjesëmarrje në seancë, në mbledhje të komisioneve, si dhe udhëtime jashtë vendit, ajo arrin në rreth 2000 euro, shkruan Telegrafi.

Pas deputetëve të Kosovës të dytët më të paguarit janë ata të Malit të Zi, paga bazë e të cilëve është 1200 euro, pastaj janë deputetët e Shqipërisë me 1080, të Maqedonisë me 1000 dhe të Serbisë me vetëm 860 euro.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...