Published On: 5 Gusht, 2017

Isa Mustafa të deklarohet pse Qeveria Bukoshi donte ta financonte vrasjen e Ibrahim Rugovës dhe Fehmi Aganit (Video)

 

  • Në pyetjen se në qoftë se e vrani “Zabunin”, që e quanin Ibrahim Rugovën, dhe “Belben”, Fehmi Aganin, Shabani thotë: “Për që është e vërtetë, është”, dhe vazhdon ta tregojë një rast të ndalimit financiar.

Po bëhen gati 20 vjet nga lufta, dhe dëshmitë po vjetrohen, varfërohen dhe zhduken. Mbi të gjitha dëshmitarët po vriten dhe të tjerë po vdesin. Njëri nga personat kyç të shumë proceseve, shpesh i mbuluar edhe me vello misterioze, është Bujar Bukoshi.

Sipas asaj që u bë publike nga debatet e ashpra politike, ndërmjet aleatësh të dikurshëm politik, në PREK e në LDK, Bujar Bukoshi vuan nga sëmundja e rëndë kanceri, dhe bile Qeveria, larg syve të opinionit ka ndarë edhe ndihmë buxhetore, për ta shëruar jashtë vendit.

Në këtë kontekst, zhvillimesh të frikshme, që i sjellë vetë jeta, është e domosdoshme, të deklarohet vetë kryeministri në detyrë Isa Mustafa, të paktën ende pa vdekur Bujar Bukoshi (pastë jetë sa më të gjatë dhe u shëroftë, por dyshimi për vdekjet nga kanceri është i madh për shkak të shkallës së lartë të vdekshmërisë), i cili ndonëse i sëmurë, do të mund ta demantonte Isen apo njëri tjetrin.

Rasti më flagrant është ai kur të paktën figura të larta, dhe të tej ekspozuara të LPK-së, flasin dhe akuzojnë publikisht se Qeveria e Kosovës në ekzil, ishte e gatshme ti paguante ata për eliminimin fizik të Presidentit Rugova, Fehmi Aganit dhe të ndonjë tjetri. Për vite të tëra është hedhur kjo akuzë, dhe asnjëherë as Bukoshi dhe as Mustafa nuk kanë folur për to. Bujar Bukoshi ka qenë kryeministër I Qeverisë së Republikës së Kosovës në ekzil, në Gjermani, ndërsa Isa Mustafa ishte ministër I Financave, në këto dy funksione ishin që të dy deri në shuarjen e institucioneve të Republikës së Kosovës sipas Kushtetutës së Kaçanikut, në vitin 2000, kur u shua edhe Kuvendi, Presidenca dhe Qeveria e Përkohshme, për shkak të këmbënguljes vrasëse dhe me pasoja katastrofale për Kosovën, të kësaj të fundit, e cila mban përgjegjësinë edhe për vrasje të shumta politike.

Për eliminimin politik të Rugovës angazhimin e Bukoshit dhe të Mustafës e dinë të gjithë, pasi ua kishte ndërprerë për kohë të gjatë financimin, dhe po ashtu ia zvarriste pagesat me vite.

Një nga dëshmitë, që edhe sot gjendet në internet është intervista në emisionin “Pa rrotlla”, e një prej eksponentëve të LPK-së, dhe figure negative, Shaban Mujës, por që në këtë intervistë, sjellë

Në pyetjen se në qoftë se e vrani “Zabunin”, që e quanin Ibrahim Rugovën, dhe “Belben”, Fehmi Aganin, Shabani thotë: “Për që është e vërtetë, është”, dhe vazhdon ta tregojë një rast të ndalimit financiar.

“Këtë e kemi të inçizuar, dhe këtë ia kam tregu njërit, shoqit të atij që na ka thënë …”, pra nëse doni t’ju financojmë në luftë duhet ta hiqni Rugovën”. “Dhe unë i thashë se këtë nuk mund ta kryejë, duhet ti pyes shokët”:

I tregova shokëve, dhe thanë jo që s’mund ta vrasim, por…?, dhe u ktheva unë i thashë: Jo shokët, nuk po pranojnë me vra Rugovën. E tha hajt masi s’po pranojnë me vra atë, vrane “Belben”! “E unë e pyeta, kush është belba?” “Tha është Fehmie Agani!” I thashë, për të po marr vendim vetë, Harroe!” Ai më tha: “E pra Harroe që mundeni me marrë pare!”.

Prokuroria është dashur prej kohës që ti kërkonte këto prova-incizime nga Muja. Të paktën që të mos përdoren për shantazhe.

Rugova ishte disa herë cak i sulmeve dhe atentateve edhe pas luftës nga e majta, dhe në luftë ka pasur kërcënime publike edhe nga vet presidenti Hashim Thaçi. Hajdin Syla/ Shqiptari.eu

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...