Published On: 26 Maj, 2017

Isa Mustafa: RTK është kapur totalisht nga PDK-ja

Kryeministri në largim i Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar ndaj transmetimit të një sondazhi për zgjedhje në RTK.

Ai në një shënim në facebook tha se RTK është kapur totalisht nga PDK-ja.

“Televizioni i Kosovës mbrëmë në lajmet qendrore dëshmoi se është kapur totalisht nga PDK-ja dhe se me paratë publike po bën fushatë të veçantë për njerëzit e kësaj partie. Veç të tjerash, transmetoi me shumë pompozitet rezultatet e një sondazhi të rremë me qëllim të ushtrojë ndikim te qytetarët gjatë procesit të votimit. Si Kryeministër i vendit dhe si Kryetar i LDK-së vlerësoj se veprimet dhe sjelljet e tilla janë të palejueshme për një televizion publik dhe janë të frikshme për një proces të rregullt dhe të drejtë zgjedhor”, ka shkruar Mustafa.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...