Published On: 12 Shtator, 2017

Isa Mustafa flet për ‘çkapjen’ e shtetit: Këto janë punësimet e familjarëve që u bënë në kohën e tij

Një ditë pasi e dorëzoi detyrën e kryeministrit Isa Mustafa provoi t’ia atribuojë LDK-së ‘çkapjen’ e shtetit.

“Me gjithë vështirësitë e gjithanshme, LDK arriti të nis çkapjen e shtetit, dha shembull se si qeveriset pa afera dhe korrupsion dhe se si drejtohet zhvillimi ekonomik i bazuar në iniciativën private”, tha Mustafa në një status në Facebook.

Por sa në të vërtet e ‘çkapi’ shteti Isa Mustafa?

Isa Mustafa i atribuoj ‘çkaopjes’ së shtetit deri në atë mas, sa punësoi dy rejat e tij në institucione dhe ju dha tenderë djemve të tij, shkruan lajmi.net.

Isa Mustafa u thirr aq shumë në borde të pavarura, sa pothuajse të gjitha bordet u emëruan anëtar të LDK-së.

Pak para se ta përfundonte mandatin, Mustafa punësoi ren, Njomza Mustafën, në Ministri të Shëndetësisë. Ajo ishte e para në listë dhe kishte marr 818 pikë.

Mustafa kishte punësuar edhe ren tjetër në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Dy anëtarët e bordit të Zyës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRRE), të emëruar nga Qeveria e Kosovës, janë nga LDK-ja. Arsim Janova, ish-shef i “Termokos”-it, dhe anëtar i LDK-së dhe Besim Sejfijaj anëtar i kryesisë së degës dhe anëtar i Kuvendit qendror të LDK-së. Të dytë vazhdojnë punën në ZRRE.

Mustafa kapi fort edhe bordin e KOSTT-it me anëtarë të LDK-së.

Udhëheqëse e bordit në KOSTT-i është Drita Konxheli-Radoniqi, që ishte kandidate për deputete nga radhët e LDK-së. Anëtar i bordit të KOSTT-it është Musa Misini që ka synuar të bëhet deputet i LDK-së.

Po ashtu edhe anëtari tjetër i bordit Nebih Zariqi është anëtarë i degës së katërt të LDK-së.

Mustafa kishte quar edhe në bordin e Ibër Lepencit njerëzit e LDK-së.

Anëtare e bordit në Ibër Lepenc Mustafa kishte emëruar Albiona Maloka motrën e Vlora Dumoshit, që ishte shefe e protokollit të kryeministrit Mustafa, raporton lajmi.net. Dumoshi kishte shrytëzuar postin e saj për ta punësuar edhe djalin e saj në ambasadën e Kosovës në SHBA.

Rron Kryeziu, i biri i Vlora Dumoshit, që e ka me burrin që është divorcuar, tashmë punon në Ambasadën e Kosovës në Uashington.

Deputeti i LDK-së, Sadri Ferati e kishte rehatuar vajzën në Infrakos me ta marr qeverinë LDK-ja.

Edhe kryetari i Suharekës nga LDK, Sali Asllanaj e ka punësuar vajzën në RTK.

Kryetari i Komunës së Podujevës dhe nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, djalin ka të punësuar në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Shkumbin Veliu është punësuar në këtë ministri pasi ka ardhur në pushtet partia e prindit të tij, pasi ka qenë i punësuar në Komunën e Prishtinës, atu ku ishte kryetar kryeministri aktual që vjen nga LDK-ja. Po ashtu me marrjen e mandatit qeverisës nga LDK-ja, në bordin e Postës së Kosovës është punësuar edhe nusja e djalit të Agim Veliut, Metije Jashari.

Pa rehatuar familjarët nuk e kishte lënë as shefi i kabinetit të Isa Mustafës, Sokol Havolli.

Sokoli e ka transefurar vëllain Beratin në Bankën Evropiane si këshilltar të Qeverisë përmes një vendimi që e kishte marr qeveria, pak para përfundimit të detyrës.

Po ashtu Sokoli ka punësuar motrën. Sulltane Havolli, motra e Sokolit, është punësuar në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...