Published On: 22 Janar, 2016

Isa merr mbështetje në Ferizaj

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryeministër i Republikës së Kosovës, Akademik Isa Mustafa, mori pjesë sot në takimin e organizuar në Ferizaj, ku morën pjesë qindra përfaqësues të strukturave të LDK-së, nga degët e partisë në Ferizaj, Kaçanik, Hani i Elezit, Shtime dhe Shtërpcë.

Gjatë takimit, kryeministri Isa Mustafa foli për forcimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në të gjitha nivelet dhe rolin e saj tradicional në ndërtimin dhe fuqizimin e shtetit të Kosovës.

Në këtë kontekst, kryeministri Mustafa theksoi rezultatet që po arrihen në qeverisjen e vendit, siç ishte edhe finalizimi i MSA-së, duke theksuar prioritetet e Qeverisë së vendit për zhvillim ekonomik, integrime euroatlantike dhe fuqizim të shtetit ligjor dhe institucioneve demokratike.

Me këtë rast, Akademik Isa Mustafa shprehu mirënjohjen për të gjitha degët dhe veprimtarët e LDK-së për përkrahjen e madhe që po ofrojnë për avancimin e proceseve në shtetin e Kosovës.

Kryeministri Mustafa theksoi rëndësinë e forcimit të rolit të Forumit Gruas dhe Forumit të Rinisë dhe përcaktimin e veprimtarisë së degëve jashtë vendit, në kuadër të fuqizimit të gjithanshëm të LDK-së.

Kryetari i Ferizajt, Muharrem Sfarça, foli për avancimin e vazhdueshëm të Degës së LDK-së në Ferizaj dhe nevojën për fuqizimin e mëtejshëm të radhëve në të gjitha nivelet.

Të pranishmit, po ashtu, dënuan veprimet e opozitës në Prishtinë, e cila ka penguar në çdo formë që nga dita e parë Qeverinë e Kosovës që të realizojë prioritetet e saj në shërbim të qytetarëve dhe të perspektivës evropiane të Republikës së  Kosovës.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...