Published On: 19 Nëntor, 2016

Ipeshkvia e Kosovës dënon largimin nga puna të mësueses me mbulesë

Prindërit e nxënësve të shkollës fillore “ Visar Krasniqi” në Drenoc të Malishevës, disa ditë më parë kërkuan përjashtimin nga puna të mësueses së matematikës Fatmire Bujupit, vetëm pse kjo e fundit mbante shami.

Këtë ngjarje e ka komentuar edhe Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, me rastin e fillimit të konferencës shkencore Revista “Dituri Islame”, që po organizohet nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Ai ka thënë se ndihet i zemëruar me largimin nga puna të myslimanes në Malishevë.

“Duhet të themi se, liria nuk është privilegj, por gjendje, dhe e drejta nuk ju takon vetëm disave, por të gjithëve. Unë do të isha tepër i zemëruar nëse një mësuesi apo mësueseje katolike do t’i kërkohej ta hiqte kryqin nga qafa, sikurse bënin komunistët, për t’u bërë mësimdhënës. Unë nuk jam mysliman, por dua të shpreh zemërimin tim si shqiptar që një motres sime i mohohet e drejta të jetë mësuese vetëm se mban shami”, ka thënë Gjergji.

Ndër të tjera, ai ka theksuar se ky rast mund t’i ndodhë edhe ndonjë mësueseje katolike, ndërsa, është shprehur i indinjuar me veprimin e institucioneve arsimore në Malishevë.

“Në këtë rast ‘Edhe unë jam Fatmire’”, ka thënë Imzot Dodë Gjergji.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...