Kulturë Poezi

Inxhja Kumri: Une Kryeministër!

Beli më beli,e kam vendos me një.Nënshkrimet për me kandidue i kam marrë,bile edhe do tepër,thash-ani le të jenë.

Tash,këta tarçukat, në krye me të prapashticësin,nuk kanë shansë të ma heçin kandidaturën,se e ruej kopjen e nënshkrimeve,prandaj nuk ju përfalna.

Pushka top! O Isë komunisti!

Nuk mund e durova gjithë këte gjurulldi për kryeministër,edhe pse u kryen votimet e numrimet,puna nuk po kryhet.

Tash une.qekjo bijë ua pres konopin!

Se këta zerzekët nuk po u kanisin rezultateve,por qejfeve të çoroditura të tyre.Po,edhe ashtu nuk mundet,se pesë vetë nuk mund hynë dhëndërr te nusja e vetme dhe për një natë!

Une pres vendimin e votuesëve,ku pres vetëm fitore të 100%.Pra,as për kaolicion nuk kam nevojë dhe mos i mprehni dhëmbët fare!

Si të hypi në atë post (të pushtetit),me nder me thën,kam me ua mbledh leshin mirë e mirë,që gëk as mëk nuk guxoni me bë!

Edhe këto femzat me mbulesë,kanë me harrue kah i kanë dajtë dhe me këmbë të veta kanë me i shkel ato lecka.

O ma hongshi,po a nuk e di unë që nën atë mbulesë ecin,karinjakë,njerëz të armatosur e të tebdilosur.

Krejtëve kam me u bë normal,si shoqet ose kam me ju shtri cullak në asfaltin e nxehtë,bile edhe kah po shkrihet.

Inxha Kumri ka me mbajt rend e qetësi,edhe cullakhanet kam me i ndalue,që edhe në gjerdek ka me u ardh gërdi me u zdesh gabelçe.

Çka premtoj une e zbatoi,dota shohim!

Standardin e jetës kam për ta bër njëjt me mesatarën evropiane,vetëm mos më kërkoni qumshtë zogu e tlyen blete!

Hajtni,pa gajle,he hu pastë inxhja!!!

Nga Haki Bunjaku

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *