Published On: 15 Nëntor, 2016

Integrimi i Shqipërisë në BE, Bregu: Një zile ka rënë, nuk dihet kur hapet dera

Kryetarja e komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu thekson se zbatimi i besueshëm dhe me rezultate konkrete i reformës në drejtësi është kushti kryesor për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

E ftuar në Orën e Intervistës në Ora News, Bregu theksoi se zbatimi i kësaj reforme është më i vështiri.  Ajo deklaroi se negociatat do të zgjasin shumë

BreguNuk ka asnjë surprizë për sa i përket as që ka thënë Komisioni Evropian për sa i përket pjesës së kushtëzimit për datën zyrtare të çeljeve të negociatave për anëtarësim. E kishim të qartë nga shtatori i këtij viti se procesi do të kishte një kushtëzim me reformën në drejtësi dhe duke kërkuar zbatim të besueshëm dhe rezultate konkrete të saj.

Miratimi i një reforme shumë të madhe dhe të rëndësishme, për të cilën dhanë kontribut e gjithë klasa politike. Është një reformë e cila nuk do të kishte kaluar kurrë në rast se nuk do të kishte një vendim të përbashkët dhe votë unanime në Parlament.

Ka nevojë për t’u zbatuar. Reforma në drejtësi është reforma më e vështirë sepse lidhet me procesin e përzgjedhjes dhe kontrollit të gjyqtarëve dhe të prokurorëve për t’ju dhënë atyre që të jenë një trup e pavarur dhe të jenë të lirë për të dhënë drejtësi dhe vendime të drejta për qytetarët. Nuk do të ishte një reformë e lehtë, as vota e korrikut dhe as zbatimi më pas. Fakti që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përfshirë direkt, janë ata që presin rezultate konkrete.  Mbas këtij lajmi, tashmë duhet të fillojë pala shqiptare. Një zile ka rënë dhe nuk dimë kur do të hapet dera.

Bregu theksoi se Shqipëria duhet të ishte e qartë se çfarë strategjie duhet të ndiqte. Ajo solli rastin e Kroacisë, duke theksuar se ky shtet miratoi strategjinë ekonomike 1 vit përpara çeljes së negociatave.

BreguProcesi i negociatave do të jetë shumë më i gjatë se mandati i një qeverie, qoftë edhe 4 vjeçari i një qeverie që do të jetë nesër. Ka nevojë për një vizion më afatgjatë, ndaj të gjithë aktorët duhet të jenë bashkë. Deri më sot nuk kam parë asgjë të shkruar. Deri sot nuk kemi asnjë material të shkruar. Ndaj them që jemi vonë, kurdo që të jetë data qoftë edhe pas zgjedhjeve të 2017-s do të jetë një kohë shumë e shkurtër.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...