Published On: 31 October, 2016

INSTAT: 40 për qind e shpenzimeve të familjeve shkojnë për ushqim

Afro 40% e shpenzimeve konsumatorëve të shqiptarëve shkojnë për ushqim. Sipas matjeve më të fundit të Institutit të Statistikave, që i referohen prodhimit kombëtar të vitit 2014, grupi i ushqimeve dhe pijeve zë një peshë gjithnjë e më të lartë në konsumin final të popullsisë, duke arritur në 39.5%, nga 38.8% që zinte në vitin 2013. Grupi  i  dytë  me  peshën  më  të  lartë  në konsumin vendas zihet nga shpenzimet për energji, ujë, lëndë djegëse dhe qira. Ky grup zë 13.4% të shpenzimeve totale të shqiptarëve. Ndërkohë, grupi i tretë më i madh i shpenzimeve, është ai që përfshin argëtimin dhe kulturën, me 13% të shpenzimeve totale konsumatore. Grupet e tjerë të  shpenzimeve  zënë një peshë më të ulët, megjithatë nga ecuria e tyre mund të nxirren  disa  tendenca  interesante  lidhur  me  shpenzimet  konsumatore. Ndërsa është një fakt i dukshëm përhapja e madhe e biznesit të kafeneve restoranteve dhe hoteleve, shifrat tregojnë se shqiptarët shpenzojnë më pak për to. Kështu, në vitin 2014 vetëm 2.65% e shpenzimeve shkonin për kafene dhe restorante, ndërkohë që në vitin 2010 ky grup zinte rreth 5% të shpenzimeve. Madje, edhe në vlerë absolute, shpenzimet e shqiptarëve për kafene e restorante janë në rënie të vazhdueshme në pesë vitet e fundit. Ky mund të jetë një tregues se kriza ka bërë që shqiptarët të jenë më të kursyer për të shpenzuar para në bare e restorante.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...