Published On: 14 Shtator, 2017

Instagram fshin foton e një 12-vjeçari të sëmurë, nëna e djalit ndihet e diskriminuar

Nëna e një fëmijë 12-vjeçar i cili vuan nga një sindromë e rëndë si pasojë e së cilës ai nuk e ka njërin sy dhe njërin vesh, ka bërë publik një diskriminim të ndodhur në rrjetet sociale. Charlie Beswick mamaja e tij, kishte postuar një foto me të birin në rrjetin social Instagram, ku pas disa orësh fotoja ishte fshirë nga administratorët e rrjetit.

Ajo kërkoi një sqarim nga rrjeti social për këtë veprim, dhe ata i janë përgjigjur se foto ishte fshirë gabimisht. Sipas saj, kjo nuk është hera e parë që fotoja me djalin i fshihet në mënyrë të padrejtë. Ajo ka edhe një blog në të cilin demonstron jetën e saj me një fëmijë me aftësi të kufizuara siç është Herry 12-vjeçar.

“Unë e di që djali im është ndryshe, dhe ndoshta njerëzit nuk kanë dëshirë ta shohin, por ky nuk është aspak një vendim i “Instagramit” – u shpreh ajo

Ajo u shpreh se ndihet e diskriminuar nga ky vendim, pasi është shumë krenare për djalin e saj dhe nuk dëshiron të trajtohet në këtë mënyrë.

Ajo më pas ka postuar një foto në “Twitter” ku ka treguar ngjarjen e shëmtuar dhe ka kërkuar sportin e njerëzve, te cilët kanë qenë të shumtë./Opinion.al

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...