Published On: 22 Shtator, 2017

Inspektorati Shtetëror: S’ka referendum kundër emigrantëve në ditën e zgjedhjeve

  • Inspektorati Shtetëror për vetëqeverisje lokale solli vendim që t’i anulojë vendimet për organizimin e referendumeve lokale në komuna për emigrantët në ditën e zgjedhjeve lokale të 15 tetorit dhe të iniciojë procedurë para Gjykatës Kushtetuese për ligjshmërinë.

Inspektorati Shtetëror për vetëqeverisje lokale solli vendim që t’i anulojë vendimet për organizimin e referendumeve lokale në komuna për emigrantët në ditën e zgjedhjeve lokale të 15 tetorit dhe të iniciojë procedurë para Gjykatës Kushtetuese për ligjshmërinë. Siç njofton inspektori shtetëror për vetëqeverisje lokale Rahim Musliu, aktvendimi deri tani është marrë për 12 komuna të cilët deri te Inspektorati kanë dorëzuar raport për vendimet lokale ku duhej të mbahej referendumi. Më 20 shtator inspektorati ka kryer inspektim të rregullt në disa komuna dhe pritet që njoftime të ngjashme të dorëzojnë edhe disa komuna tjera. Vendimi do të dorëzohet deri te Ministria për vetëqeverisje lokale, sekretari shtetëror për vetëqeverisje lokale dhe deri te kryetarët dhe këshillat komunale të 12 komunave, kurse kryetarët do të kenë obligim t’i informojë edhe komisionet komunale zgjedhore.

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...