Published On: 17 Qershor, 2017

Iniciativa për gjetjen e “prishtinalive të vjetër” – shpërthejnë akuzat ndërmjet partive

Dy zyrtarë të LDK’së nisën debatin për formimin e një Shoqate të prishtinalive. Dikush e përqeshi këtë debat e dikush e vendosi në rrafshin partiak. Lirak Çelaj i PDK’së thotë se më shumë qytetarë ka në partinë e tij se në LDK.

Dikur Gjakova ishte djepi i ndarjeve të njerëzve bazuar në kriterin gjeografik. Pasluftës ishte thënë se ndarjet katunar-qytetar ishin zbehur.

Ky debat është rikthyer tash në kryeqytetin e Kosovës. Në Prishtinën e populluar prej shumicës së vendeve të Kosovës.

Debatin e ka nisur një zyrtar i LDK’së. Bardhyl Meta mori përkrahjen edhe prej Muhamet Mustafës, po ashtu, zyrtar i LDK’së dikur pjesë e udhëheqjes Komuniste të Kosovës.

“Një grup iniciues po punon në ngjizjen, respektivisht, themelimin e një Bashkësie – Shoqate, Klubi apo Asociacioni të Prishtinalive të vjeter, banorë të kahershëm të qytetit me rrethinë…”, shkruan në iniciativën e Metes.

Pas kësaj, pati reagime përqeshëse me arsyetimin se shoqata të tilla janë të kota në kohën kur dallimet nuk janë më gjeografike, por janë më shumë kulturore e financiare.

Në PDK po e konsiderojnë se është me sherr iniciativa e zyrtarëve të LDK’së.

Udhëheqësi i Partisë Demokratike në Prishtinë po thotë se kjo po bëhet me qëllime partiake. Po thotë se po tentohet që PDK’së t’i epitet i partisë së katunarëve për shkak të përkrahjes që ka në zonat rurale e sidomos në Drenicë.

Mirëpo, ai thotë se në LDK ka më shumë katunarë se në PDK.

“Absolutisht s’ka asnjë argument në këtë drejtim, unë ju gjej ma shumë qytetarë brenda PDK-së se sa në LDK, ky është debat ma koti, është tendencioz. Janë mundu që PDK’në ta etiketojnë si parti të Drenicës  ose e katundarëve por absolutisht nuk është e vërtetë një gjë e tillë”, ka deklaruar ai.

Çelaj e quan debat të kot dhe racizëm, iniciativën e Bardhyl Metës dhe Muhamet Mustafës.

Ai ka thënë të shtunën për Express se është kundër regjionalizmave dhe një debat i tillë nuk i bën mirë popullit të Kosovës.

“Unë nuk qenkam në dijeni për këtë debat por në parim nuk e di se cili është qëllimi i këtyre e as se çka dojnë me bo me këtë sen. Jam kundër regjionalizmave, na jemi popull i vogël dhe me ja nis e mu nda kështu në krahina e rajone ne dëmtohemi shumë, pra s’kemi nevojë.

“Me qenë një iniciativë e qytetarëve të Prishtinës që nënkupton të gjithë banorët por jo  “prishtinalitë e vjetër”, iniciativa të tilla ka pas edhe më herët pra për mbrojtjen e qytetit  me reagu për interesa të qytetit, në këtë parim pse jo është në rregull por jo kështu “prishtinali të ri e të vjetër” pasi këto ndarje nuk na bëjnë mirë” është shprehur Çelaj.

Sidoqoftë, kryetari i degës së PDK-së në Prishtinë thotë se si debat në parim është racist dhe se e kundërshton fuqishëm një ndarje të tillë.

Një kohë, në Kosovë, dallimet në fshatar e qytetar i kanë bërë familjarët e zyrtarëve komunistë, të cilët ishin të rehatuar financiarisht dhe kulturalisht në shtetin e Jugosllavisë. Duket, se e njëjta frymë po tenton të ringjallet edhe tash 18 vjet pas përfundimit të luftës.

Loading...
 
Displaying 1 Comments
Have Your Say
  1. Angllunipe says:

    O Prisjtinas te vjet, mos i harroni edhe 14,000 mije Rom, qe iken se bashku me 28 000 shkavella ….qe jane Prishtinali te vjeter. Magjupt jane Prishtinesko te vjeter.

    Përgjigjiuni
    Pelqej(0) Nuk Pelqej(0)

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...