Published On: 13 Qershor, 2017

Individët labil (politikanët) nuk janë imun ndaj ndikimeve të jashtme negative

Lirim Gashi

Fakti që shqiptarët i importuan edhe revolucionet nga jashtë e shpjegon pse bindja e tyre e brendshme nuk është shtylla kryesore e pikpamjeve jetësore por traqet, intrigat, konspiracionet dhe propaganda. Harta mentale e shqiptarit kurrë nuk u transformua si rezultat i filtrimit dhe selektimit të brendshëm që mundësohet nga evoluimi i natyrshëm i bindjeve të thella shpirtërore dhe nevojes për përmirësimin dhe humanizimin e jetës personale, familjare dhe shoqërore por gjithnjë si rezultat i ndikimeve të jashtme negative që i solli me vete robëria shekullore. Këto të fundit e vështërsuan në mënyrë permanente luften për ekzistencë dhe e pamundësuan evoluimin dhe zhvillimin e natyrshëm shpirtëror dhe mental. Individët labil nuk janë imun ndaj ndikimeve të jashtme negative, përkundrazi janë viktimë e lehtë e propagandes politike dhe psikologjike kështu që shumë shpejtë manipuliohen, mashtrohen dhe e ngulfasin bindjen shpirtërore ndërsa mungesa e bindjes së thellë shpirtërore apo anasjelltas prezenca e dyshimit permanent në vetvetën e pamundëson kurazhen civile.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...