Published On: 21 Nëntor, 2016

Importi “hanë” paranë e gatshme të Kosovës

Edhe pse kanë kaluar 17 vjet që nga përfundimi i luftës, bilanci tregtar ende s’ka arritur të bjerë në binar pasi, sipas shifrave zyrtare, edhe këtë vit hendeku në mes të eksportit dhe importi ka qenë i lartë.

Vetëm për 11 muaj janë importuar mallra me vlerë prej 2.2 miliardë eurosh, ndërsa janë eksportuar mallra nën vlerën e 300 milionë eurove.

Edhe ky vit është përcjellë me hendek të lartë në mes të importit dhe eksportit, pasi nga janari i e deri më 15 nëntor 2016 janë importuar mallra me vlerë 2.2 miliardë euro, ndërsa janë eksportuar mallra me vlerë nën 300 milionë euro, shkruan Epoka e Re.

Njohësit e çështjeve ekonomike Mustafë Kadriaj dhe Valdrin Dervishaj, kanë deklaruar se kjo disbalancë tregtare tregon për një jostabilitet ekonomik, largim nga tregu i bizneseve vendore, stimulim i hapjes së bizneseve tregtare dhe anashkalim i bizneseve prodhuese. /Telegrafi/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...