Published On: 30 Maj, 2017

Imami: Nuk zëvendësohet Topalli me shtëpiake që kanë pjellë 3-4 fëmijë

Themeluesi i Partisë Demokratike, Arben Imami, ka përshkallëzuar kritikat ndaj kreut të Partisë Demokratike lidhur me hartimin e listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 qershorit.

I ftuar në emisionin ‘Opinion’, Imami tha se nuk mund të mundet Edi Rama duke mbushur listat me njerëz të panjohur.

Ai shkoi më tej kur tha se nuk mund të zëvendësosh Jozefina Topallin me gra që kontribut të vetëm kanë rritjen e pjellorisë në vend dhe nuk kanë asnjë lidhje me politikën.

Imami: Nuk kërkoj falje, kjo është një gjë që ka 48 orë që ka shpërthyer, jemi para një të panjohure të madhe të gjithë. Duam që të iki Edi Rama, por Edi Rama vetëm kështu nuk mund të iki. Nuk mund të bëhet qarkullimi i elitave duke hequr Jozefina Topallin. Nuk mund të hiqet Jozefina Topalli dhe të marrësh e të fusësh në listat e PD-së shtëpiake që nuk kanë pasur kohë të bëjnë dy ditë punë për shkak se kanë pjellë nga 3-4 fëmijë. Ato mund të kenë një kontribut për rritjen e pjellorisë në vend.

Por po flasim për politikë. Ajo që dalloj është se një pjesë e madhe e njerëzve që mund të jenë njerëz shumë të nderuar dhe shumë të mirë, ndonjë dhe e njoh dhe kam shumë respekt, janë njerëz të panjohur. Nuk janë as themeluesit, themeluesit sigurisht janë më të vjetër dhe do të ikin më shpejt kjo është e kuptueshme, as qëndrestarët, as ata që erdhën në 2005.Problemi themelor është që ata djem dhe vajza, duke nisur nga kryetari i FRPD që është votuar me një anëtar një votë dhe ata djem dhe vajza që ishin kordinatorë dhe ishin nëpër Departamente të cilët dikush me ato mundësi që kishte, dikush me shpresën se mund të bënte më mirë, dikush që edhe u shqua, mund të ishin një e ardhme e PD. Në lista nuk janë shtuar këta njerëz. Dhe ky është një problem i madh i PD për sot dhe të ardhmen.

Po ashtu Imami ka deklaruar se listat nuk janë bërë në bashkëpunim me Berishën siç flitet në media.

“Në ato lista nuk ka dorë Sali Berisha”.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...