Shqipëria

Ilir Meta largohet përfundimisht nga LSI. Çfarë ka ndodhur mbrëmjen e sotme

Ilir Meta është larguar përfundimisht nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Mësohet se mbrëmjen e sotme, Meta ka vizituar për herë të fundit selinë.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Brahimllari ka konfirmuar për median se ish-themeluesit dhe ish-kryetari Ilir Meta e ka dorëzuar teserën e LSI-së, për të paktën 5 vitet e ardhshme.

Meta ka takuar të pranishmit dhe u ka uruar suksese në rrugën që kanë nisur. Ilir Meta ditën e hënë betohet si president i Shqipërisë.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *