Published On: 17 Qershor, 2017

Ilir Meta kërcënon çmendurisht: “Unë do ta armatos popullin, nëse policia nuk i lidh zagarët”

  • Një paralajmërim i fortë dhe i papritur është bërë këtë të shtunë nga kreu i Kuvendit Ilir Meta.

Nga qyteti i Lezhës, ku mbrëmë u dhunua një aktivist i Lëvizjes Socialiste për Integrim, dhe ende asnjë autor s’është vënë në pranga, Meta paralajmëroi, se nëse nuk kapen kriminelët, atëherë “jemi të detyruar të armatosim popullin”.

“Unë do të armatos popullin nëse policia nuk i lidh këta zagarë”, – u shpreh kryeparlamentari teksa vizitoi të afërm të Gjovalin Gjinit, kryeplakut të dhunuar të fshatit Rraboshtë në Lezhë.

Edhe më herët gjatë ditës së sotme Meta lëshoi një lumë akuzash ndaj kryeministrit Edi Rama, për deklaratën e paprecedentë të një ditë më parë, kur ftoi policët që pas orarit zyrtar të bëjnë fushatë për Partinë Socialiste. Një deklaratë kriminale – kjo sipas Metës, dhe antiligjore – që i hap rrugën kriminelëve të bashkëpunojnë me policinë e Shtetit për t’i bërë presion votuesve shqiptarë.

Meta tha më herët se kishte pritur edhe reagimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për këtë ngjarje. Por tha se nuk e habit ky mosreagim, madje sipas tij, me këtë thirrje faktohet lidhja e policisë me drogën dhe krimin. Nga ana tjetër, Meta i bëri apel policëve të mos e ndjekin këtë thirrje, pasi më 26 qershor, të gjithë policët e përfshirë në fushatë, apo që nuk kanë vepruar ndaj shkeljes së ligjit, do të mbajnë përgjegjësi dhe do të dënohen me burg, duke përfshirë këtu edhe drejtuesit e policisë.

Megjithatë, meta tha se nuk do të lejojë krijimin e një qeverie mbi rezultat zgjedhjesh të cënuara. Ai përsëriti edhe njëherë qëndrimin se pas mandatimit si president më 24 korrik, nuk do të dekretoj asnjë qeveri që vjen nga vjedhja e votave, por vendi – theksoi ai – nuk do të mbetet asnjëherë pa qeveri!

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...