Published On: 20 Shtator, 2017

Ilir Deda e ka një deklaratë të fuqishme, nuk kemi njerëz që bien ndesh me ligjin

Alternativa zyrtarisht e hap fushaten të Shtunën në Prishtinë

Ilir Deda nga Alternativa tue fole per zgjedhjet lokale ne vend, ka thane se kane vendos si subjekt i ri me kandidue ne 6 komuna.

“Na jemi i vetmi subjekt politik ku nuk ka pase decertifikim nga KQZ dhe se Alternativa nuk ka pranue me pase njerez qe bien ndesh me ligjin”, tha Deda.

A ka thane se jane optimist dhe se fushaten kane me hape te Shtunen ne Prishtine.

Deda ka akuzue RTK’n qe simbas tij po e neglizhon Alternativen neper debate te ndryshme, tue e quejt si nje urdhen ma shume politik, dhe tue thane se krejt e dine se RTK i sherben Partise Demokratike te Kosoves (PDK).

Derisa per Ministrin e Bujqesise Nenad Rikalo, ai ka thane se Prokuroria dhe Policia duhet me hetue rastin deri ne fund, tue e konsiderue si nji skenar tamam shikist.

E kur ka fole per takimin e Thaçit me Trump, ka thane se ai nuk asht takim por nji pritje e cila ndodh per çdo vjet, dhe se ai mundet me ndodh si nji shtrengim duersh i cili zgjat 2 deri 3 minuta.

Ai ka thane se Thaçi duhet m’u takue ne Shtepine e Bardhe me Trump’in por ai e merr ate si nji fuqizim per veti e qe ne realitet asht shume i varfer edhe ne diplomacine e tij.

“Zotni Thaçi po e shfrytezon, edhe Qeverine e dobet e cila perbehet nga shume parti, e qe ne kete rast po don m’u faktorizue si njeri me autoritet ne kete vend”, ka nenvizue Deda.

Ilir Deda ka thane se procesi me Serbine duhet me perfundue sa ma shpejt, dhe se ky dialog duhet me perfundue me njohje.

Simbas tij, ma pa ndihmen e VV’s, LDK’s dhe Alternatives ne Kuvend, Thaçi nuk mundet me ratifikue asnji marreveshje me Serbine.

E derisa kur ka fole per ndodhite ne Kuvend, ai ka thane se duhet me ba nji kod i miresjelljes dhe me ja kthtye demokracise Kuvendit.

Ilir Deda keto komente i ka ba ne Rrokum Roll, ku ai ka fole edhe per shume tema tjera.

Por per ma shume shihne videon e plote.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...