Published On: 16 Korrik, 2017

IKONA E TEATRIT

Neki Lulaj

(Kushtuar mikut të përbashkët artistit Sylejman Lokaj)

O burrë dheu lemë  ta përkëdhel dorën e pishtarit të urtë

E ta marr pak frymë  nga ajo frymëmarrje aq e ngrohtë

Të kënaqemi me bisqet e fjalëves të pavyshkur kurrë

Të presim hënën e motet që nuk kthehen më, bacalok

Nuk di të mallkoj si ta dënojmë e kë ta mallkojmë

Ku janë ata që ta kanë vjedhur buzagazin e ëmbëltuar

O miku im i paçmuar, o mik që të gjithë të bejkojnë

Atje në teater ku çunguron jeta të thërret fjala e urtuar

O mjekërrbardhi që garon me rreze  dielli mbi Çabrat

Me fjalën respekt e dashuri ne i çuditim udhët e botës

Ti ju ngjan krojeve te Ali Pashës në qiellin e paanë

E currili te vjen prej tokës dardane si burimi I kodrës

Të pret një vater e ndezur në kullën e lashtë me plumb

Të presin  dërrasat e teatrit atje në Lëbushë në  Deçan

Dje fjala e jote fishkëllim treni sot është si pëllumb

Në cingërimën e telefonit duam që të të kemi lajmëtar

E nga mërgimi në mërgim me lejo të të uroj

Të përkëdhel atë mjekrrën tënde të bardhë…

Pa më  thuaj në cilin vagon ëndrrat do ngarkojmë…?

Çastet e përjetuara e freret e jetes si t’i mbajmë….?

Mbi qerpikët e muzës sytë si drita xixillojnë

Tek reciton vargjet e bukura të poezisë shqipe

Vendlindjen e Nënë Terezës në pleqëri e zgjodhe

Don të çmallesh udhëve ku ajo hodhi shtatin në vite

Pa më thuaj ç`pate me Shkumëbardhin e lazdruar?

Apo mos garon me mjekrrën,  me kërrutën e zërin pushkë…?

Me ju i ngrihet nderi teatrit dhe shqipes së   shenjtëruar…

Në Lëbushën e kullave të gurit të pret fjala e urtë…!

Ti je  ku çurgon një curril jete pranë oxhakut të ngrohtë

Dërrasat e teatrit në Deçan emrin po ta thërrasin

Në Dukagjin po të pret tingëllima e fyellit malësor

Dhe fjalët e tua si pushkë mbi Alpet po vikasin….

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...