Published On: 21 Tetor, 2016

“Ik ti more mos më çaj trapin o bo*e”, Nxehet Rama: Rrotën e sallamit ta mbajë Jozefina/ Debatet e plota

Është për të ardhur keq, por ky është niveli i debatit në Parlamentin Shqiptar.

Një paradoks i vërtetë, nga njëra anë Majlinda Bregu kërkon t’ju mbyllë gojën mediave, ndërsa nga ana tjetër, në Kuvend dëgjojmë një libër të tërë me sharje, degradim dhe nivel i turpshëm mes deputeteve, por për këta a do ketë një ligj?

Pra me pak fjalë, me mbështetje të Kryeministrit dhe propozim të deputetes Majlinda Bregu , po tentohet edhe një herë të kalohet në parlament ligji i perdes së hekurt mbi portalet e lira online. Nëse ky ligj kalon liria e të shprehurit kthehet prapë si në diktaturën para viteve 90 ku pushteti diktatorial zotëronte të gjitha mediat, dhe nuk ekziston asnjë mundësi për shprehje të fjalës së lirë.

Por, ndërkohë që po tentohet të bëhet kjo gjë, ditën e djeshme, Edi Rama është përplasur me deputetët e Partisë Demokratike për pranimet në universitete dhe sistemin e ri arsimor.

Gjatë replikës, ish­kryetarja e Parlamentit e ka quajtur Ramën si kryeministrin më vulgar, dhe se ndihej e turpëruar kur e dëgjonte të fliste. Por Rama nuk ka kursyer ironinë, duke thënë se Topallit i ka mbetur vetëm aktrimi në Parlament dhe se për këtë rol garon rrotë më rrotë me Tinka Kurtin. Në debat ka ndërhyrë dhe deputeti Flamur Noka, i cili debatin për arsimin e ka kanalizuar në çështjen e hashashit. Por Rama iu drejtua disa herë duke i thënë Nokës që të mos merret me arsimin, sepse “Flamuri di të tundet vetëm për kanabisin”. Deputeti i PD­së iu kthye Ramës duke i thënë se meritonte një rrotë sallami për t’ia mbyllur gojën, por kryeministri gjatë replikës pa mikrofon tha se rrotën e sallamit e meritonte ta mbante Jozefina Topalli.

Ja disa nga bisedat më vulgare të publikuar nga Panorama:

Edi Rama: Flamur, ti detyrën e ke të tundesh mbi kanabis, nuk ke lidhje ti me sistemin universitar, kështu që ti vazhdo tundu, Flamur, valëvit mbi kanabis… Me sistemin universitar s’ke lidhje ti…

Flamur Noka: Ta tregoj unë ty dhe kanabisin.

Edi Rama: Meqë ma the se nuk ishe prezent, po të them, ata të cilët do mbeten me kuota të paplotësuara do jenë pikërisht privatë, kështu që, Flamur, valëvitu mbi kanabis, mos u merr me çështje të tjera, se as nuk t’i kanë ngarkuar dhe as nuk i mban dot ti në kurriz.

Flamur Noka: Hajde i hapim kuotat e regjistrimit…

Valentina Leskaj: Zoti Noka, ju tërheq vëmendjen…

Edi Rama: Flamur, valëvitu mbi kanabis, mos u merr me çështje të tjera, se as t’i kanë ngarkuar ty dhe as nuk i mban dot ti mbi kurriz. Flamur, tundu mbi kanabis…

Flamur Noka: Po do me të tund, hajde se të tund unë mirë…

Jozefina Topalli: Çfarë Braçe, respekto rregulloren.

Valentina Leskaj: Dakord, fjalën e ka zonja Topalli, pastaj zoti Braçe.

Erjon Braçe: Po te cila rregullore është shkruar kjo?!

Helidon Bushati: Po boll, ore, ngele gërr gërr gërr…

Erjon Braçe: Ik ti, more, mos më çaj trapin, o b..e… Mbylle gojën se…

Helidon Bushati: Mbylle, ore injorant…

Jozefina Topalli: Nëse ky kryeministër ka një meritë, merita e tij është banalizimi dhe shkatërrimi, vulgarizimi i Parlamentit për të heq vëmendjen nga dështimet e tij të njëpasnjëshme. Unë s’e di nëse kolegët i ndjekin fjalimet e kryeministrave të tjerë, më thoni nëse gjeni një kryeministër tjetër që të dalë në foltoren e Kuvendit dhe të përdorë një gjuhë aq vulgare, aq dhunshëm sa ky që ka emrin kryeministër sot. Unë turpërohem se je kryeministri i vendit tim, sigurisht po të ishte për mua, do kisha sjellë njerëzit përpara Kryeministrisë për të të rrëzuar…

Edi Rama: Aha, i ka Luli ata, s’ke gjë më ti…

Jozefina Topalli: Fole për shifra dhe thoni që 99% e kanabisit është zhdukur nga ky vend.

Bedri Hoxha: Ai ka ngelur në klasë…

Jozefina Topalli: T’i thuash që është tallje, t’i thuash që e konsideron këtë popull dele. Të thuash që je i çmendur, mund t’i thuash të gjitha bashkë…

Edi Rama: Unë fola për fakte, siç fola dhe herës tjetër kur dole këtu me atë fotografinë edhe konkurrove me Tinka Kurtin, se me atë je konkurrente tani, – se në PD iku kjo punë, e mori Luli, – dhe në konkurrencën me Tinkën e kam pranuar që je rrotë më rrotë…

Flamur Noka: Mos përmend emra njerëzish që nuk janë këtu.

Edi Rama: Kush nuk është këtu? Tinka. Po në vend të Tinkës do replikosh ti. Sa të të ketë ty Tinka, do jetë e qetë. Je e shqetësuar nga fjalori im, ndërkohë që ke kap një nivel që unë nuk di ta ketë kap ndonjë kolege e jotja kur kostumit të tjetrit i ke thënë “zhele”, më flet mua për fjalorin. Çfarë fjalori? Unë të përmenda vetëm dy fjalë, t’i përsëris prapë: “kazan” dhe “përshesh”. Tani, në qoftë se ju hani përshesh dhe doni që t’ju quhet antipastë te SHQUP­i para se të vini këtu, ju ashtu quheni, por fjalën “përshesh” ta fusni te fjalët që ju shqetësojnë, kjo më duket e padrejtë.

Flamur Noka: Unë e mirëkuptoj kryeministrin kur thotë “përshesh” dhe “kazan”, se i kanë ngel refleks që nga Parisi, kur hante përshesh nëpër kazanë. Që të mos flasë shumë për përsheshin dhe kazanin, jepini një rrotë sallami t’i mbyllet goja…

Edi Rama: Jo, rrotën e sallamit ta mbajë Jozefina…

Flamur Noka: Me ty e kisha unë.

Edi Rama: Tani po e marr nga mbrapa.

Flamur Noka: Nga mbrapa të pëlqen ty.

Edi Rama: Nga Flamuri. Po i bie nga mbrapa, nga Flamuri. Flamur, përpara dy javësh, u çua Saliu, – e çove ti në fakt Saliun, se ti je ai i terrenit, – dhe bëtë këtu një maskaradë që një shkollë e tërë ishte helmuar nga një tym.

Asllan Dogjani:Nga droga, droga, është djegur drogë në shkollë.

Loading...
 
Displaying 1 Comments
Have Your Say
  1. KY eshte nje parlament i vertete i nje vendi te zhvilluar,te kulturuar dhe te zbukuruar
    edhe me palma tropicale qe i mungonin xhungles evropiane.Po pyetja eshte se çfar ka
    ne xhungel.KUSH PREJ JUSH E GJEN ESHTE I FORTE.

    Përgjigjiuni
    Pelqej(0) Nuk Pelqej(0)

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...