Published On: 18 Gusht, 2017

Identifikohen personat që rrahën drejtorin e burgjeve, policia po i kërkon

Policia e Kosovës ka identifikuar sulmuesit e drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Sokol Zogaj.

Ata tashmë janë vënë në kërkim të Policisë, ndërkohë pasdite Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion për arrestimin e tyre duke bastisur shtëpitë e të dyshuarve.

Insajderi ka mësuar identitetin e të dyshuarve të cilët po kërkohen për këtë sulm, por për shkak të hetimeve ka vendosur që të mos i publikojë emrat e tyre.

Të dyshuarit janë nga regjioni i Podujevës.

Zogaj është rrahur mëngjesin e së mërkurës nga persona të maskuar. Sulmi ndaj tij ka ndodhur në hyrjen e banesës ku ai banon.

Ai është rrahur me shufra metalike dhe mjete tjera të forta në kohën kur po shkonte në punë, raporton Insajderi. Zogaj ka marrë trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po qëndron ende.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...