Published On: 30 Tetor, 2016

Idajet Beqiri po gënjen, Shqipëria u çlirua me të mirat Anglisë dhe Amerikës jo të Moskës

Vebi Xhemaili

IDAJET BEQIRI ti gënjen dhe nuk pranon se me të mirat materiale të Anglisë dhe Amerikës u çlirua Shqipëria, e jo të Moskës,

Kush ishin  kolaboracionistët ata që luftuan në emër të Moskës dhe Rusisë së Kuqe, apo Nacionalistët-Ballistët, që luftuan krah për krah me Anglinë dhe SHBA-të, si “nacionalistë”

Ti Idajet Beqiri, mashtron veten, kur deklaron në favor të Enverizmit dhe lavdëron Stalinizmin si vepër morale në dëm të forcave nacionaliste që ishin me perëndimin, forcat tua komuniste në Shqipëri ishin përkrah Rusisë dhe Beogradit dhe kur nuk kanë qenë pranë Evropës, me këtë rast kot mundohesh ta ndryshosh historinë, kur dihet se sa këngë i keni thur Ju, komunistët Stalinit dhe Titos, kundër imperializmit amerikan, i mbushët qytetet shqiptare me statuja dhe përmendore të emrave të njohur të komunistëve nga  Rusia, dhe ti ke sot të  drejt morale të akuzosh forcat nacionaliste që dhanë gjithçka për bashkimin e kombit me Anglinë dhe SHBA-të, a të kujtohet Idajet Beqiri, burgosja e  Komisionit anglez në Shqipëri që kishin ardhur për ta ndihmuar Shqipërinë ekonomikisht menjëherë pas luftës, Ra ky mort e u pamës se ti bashkimin kombëtar (UNKOM) e paske pasur vetëm maskë, për fat të keq unë gabimisht të paskam vlerësuar, me  sulmin tënd kundër Kryetar Nishanit, pse i ka dekoruar forcat nacionaliste në Shqipëri.

Por mos harro se vetëm  forcat nacionaliste të mbështetur në Projektin Anglo-Amerikan, kanë qenë, janë dhe do të jenë  vizionar për bashkimin e kombit dhe Shqipërisë midis Ballkanit, ndërsa ty e ke shumë gabim që mundohesh me këtë shkrim ti akuzosh forcat nacionaliste dhe ti mbrosh forcat e komuniste që shpëtimin e tyre e shiqonin vetëm ka Moska dhe Beogradi Titist. Prandaj është moral të kërkosh ndjesë forcave nacionaliste kudo që kanë vepruar, si dje, sot dhe nesër.

Tani kush e mashtron popullin  ata që mendojnë si ty, apo ata që mendojnë si  Presidenti Nishani, prandaj kërko falje me këtë shkrim ofendues që ke shkruar për forcat nacionaliste    dhe aq më tepër kur mashtron popullin me këtë shkrim tëndin, pas dekorimit të Nishanit, ti thua: “Se Nishani konsideron kolaboracionistët si “nacionalistë”, kur përligj tradhtinë, duke e bërë “vlerë”, dhe duke përdhosur vlerat e LANÇ, krenarinë dhe vlerën më të lartë qytetëruese evropiane-perëndimore të popullit shqiptar.” Mos gënje, se komunistët kur nuk kanë pasur vlera qytetëruese evropiane-perëndimore, pasi ato te Ju, janë quajtur vetëm vlera imperialiste gjatë periudhës enveriste.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...