Published On: 27 November, 2016

Ibrahim Rugova – Pavarësia Kombëtare

 

Faruk Tasholli

Gjithmonë e kemi ndier në veten tonë këtë Ditë të bardhë, kemi jetuar me të, me gjakun e saj të kuq, që qe i ndrydhur fort ndër zemrat tona, si në zemrën e Plakut mjekërbardhë që e zbardhëlloi më 1912. O, po si të mos e ndjejmë këtë Ditë që është njëra  ndër ditët më të bardha, ndër ditët më të kuqe të historisë sonë të vrullshme plot e përplot shtrëngata e pak më pak me bardhësi të këndshme. Edhe në këtë tokë të lavdishme janë djegur shpirtrat për liri dhe pavarësi, ende digjen dhe prore do të digjen, gjersa të ndrisë ajo drita flakëruese madhështore, që ngre  peshë gjakun e njw trungu në çdo stinë të kohës.

Zinë e lëngatës së një populli e ndiejnë më së miri dhe më së shumti bijtë më të mirë të tij.Ata shkrumbohen sa s’ka më. Mundohen që ta zhdukin atë dhe të sjellin fatbardhësinë e ëndërruar. Të ngrenë tempullin e  lirisë në mesin e Atdheut – vendit të shenjtë, vendit që është simbol i njeriut në mbarë jetën dhe lavdinë. Ata bëjnë çdo gjë. Digjen si qiriri. E me atë dritë që del nga trungu i tyre i djegur shndrisin tokën e rituar me gjak ndër shekuj. Shumë ka pasur gjaku unë kësi bijsh, të ndershëm, madhështorë dhe burrërorë. Vargu i tyre ndër faqet e së kaluarës sonë është i gjatë sa të gjithë ne. Më i gjatë është vargu i lavdive dhe trimërive të tyre të paskajshme.

Viti 1912. Zgjedha otomane zë të hiqet. Këtë e bëjnë ata që me shekuj ndjejnë peshën e saj, peshën e saj të ndyrë shkombëtarizuese, vëllavrasëse dhe copëtuese. Edhe toka e mëmëdheut është  e zgjuar. S’duron më këmbën e ndyrë poshtëruese që fikte njomësinë pa lindur fare. Bota dëgjon për këtë. Ballkani ushton. Trimat ende në të gjitha anët. Kudo dëgjohet kushtrimi: pavarësi dhe liri kombëtare. Zemrat e ndryra nxjerrin zërin më të fuqishëm. Kulçedra anadollake iku njëherë e përgjithmonë pas pesë shekujsh. Gjithkush e priti lirinë dhe qetësinë. Të jetojë me shpirt të vet në trungun e vet,meqë e dinin fare mirë se  ç’është kjo, ç’sjell për  ringjalljen e një gjaku të vjetër që me mija e mija vite rrodhi nëpër damarët e Ballkanit të lavdishëm. Ikën anadollakët.

Mirë e hetuan këtë ata që ishin  mësuar me harbutëritë e kësaj dore. Nuk pritën. U ranë grusht hundëve. I plandosën për tokë dhe simbolin e gjakut tonë – Flamurin e ruajtur me shekuj në gji e çdo vend të tokës së dashur e ngritën lart. E ngritën atë ditë vjeshte. Atë ditë të bardhë e të artë. Në kalendarin e historisë kombëtare hyri ajo ditë. U shënua: 28 Nëntor1912. U shënua edhe emri i atij që e ngriti: – Ismail Qemali. U shënua edhe vendi: – Vlora legjendare. Vatra e kuqe e Arvërit që qe i zënë për atë truall si rrapat shekullorë buzë Adriatikut. U habit Ballkani. U habit Evropa. U habitën të gjithë, kur pas pesë shekujsh, nga epoka e Skënderbeut në qiellin shqiptar u ngrit simboli i gjakut – Flamuri.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...