Published On: 24 Tetor, 2016

Ibrahim Rugova: Pavarësia është kompromis


Gani MEHMETAJ
Pavarësia është kompromis, pati deklaruar presidenti Rugova, duke ua bërë me dije qarqeve ndërkombëtare se gjakimi i shqiptarëve ishte Shqipëria natyrale apo Shqipëria Etnike. Ky gjakim edhe më tutje nuk është larg zemrës së tyre. Por për të qenë më kooperativë me bashkësinë ndërkombëtare, ai u tha se jemi të gatshëm të pranojmë kompromisin. Dardania, ky emërtim aq i shpeshtë në fjalorin politik – e jo vetëm politik të Rugovës, përfshinte një territor disa herë më të madh se sa Kosova. Dardania shtrihet deri në Shkup e Nish, pa i përmendur qytetet e katundet që përfshijnë emërtimin Lugina e Preshevës e Vrajen. Dardania si emërtim dhe si përcaktim ishte shumë i afërt për Rugovën. E pati filluar me flamurin e Dardanisë, më himnin- kushtrim “Kur ka ra kushtrimi n’ Kosovë”, që e promovonte në çdo manifestim publik, që e përqafuan pjesa më e madhe e popullatës shqiptare. Rugova shtriu interesimin në trashëgiminë materiale e shpirtërore, në kërkimin e rrënjëve të traditës, të cilat u bënë element mbizotërues në festat kombëtare, në theksimin me mburrje të rrënjëve ilire-dardane, atyre arbërore të mesjetës dhe me inkuadrimin e këtyre elementeve në shtetin modern. Ishte vizionar që krijoi konturat e shtetit të Dardanisë. Në flamurin e Dardanisë ishin të gjitha elementet kombëtare që nga shqiponja e ylli i Skënderbeut. Heroi kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu është simbol i unitetit kombëtar, është heroi ynë më i madh, e pati deklaruar vazhdimisht Rugova, prandaj më angazhimin e Mark Krasniqit e mbështetjen e presidentit Rugova u vu shtatorja e heroit shqiptar në qendër të kryeqytetit të Dardanisë. Shtatoren e heroit më të madh e promovoi para mijëra shqiptarëve. Por emërtimi Dardani nuk ishte i pranueshëm për dy shtetet fqinje: Serbinë e Maqedoninë, nuk pritej me entuziazëm as nga bashkësia ndërkombëtare, sepse nuk ishin të gatshëm t’ia plotësonin territoret e cunguara shtetit të ri të Dardanisë. Për flamurin e Dardanisë e himnin kishin vërejtje serbët e turqit e Kosovës, ndërsa UNMIK-u, përpiqej që komunitetet t’i inkuadronte në shtetin e ri Derisa Rugova shpalonte projektin e tij shkallë-shkallë, duke filluar me territorin e Dardanisë gazetarët sharlatanë e të paarsimuar, shpesh edhe me kompleksin e inferioritetit ndaj serbit e përbuznin trashëgiminë dardane. Edhe më vonë kur presidenti synonte ta theksonte se jemi popull antik, pasardhës të dardanëve me traditë e kulturë shumë më të lartë se fqinjët, frymorët partizanë që mendonin se çdo gjë fillon nga koha e depërtimit të hordhive partizane, e përjetonin si blasfemi vënien në pah të përkatësisë sonë, duke e ndier veten keq. Madje, sa herë që presidenti e theksonte ndonjë moment nga jeta në Dardani, ata e banalizonin me togfjalëshin “dardhat turshi”. Ata sikur e kishin ngarkesë përkatësinë e tyre shqiptare dhe nuk donin që të jenë pasardhës të Dardanëve. Ata donin të krijonin një komb me rrënjë të dala në sipërfaqe. Pavarësisht nga fushata e medieve, pavarësisht nga sarkazmi i të shkombëtarizuarve e mercenarëve, presidenti Rugova vazhdonte të hulumtonte rrënjët në Dardaninë antike, duke theksuar elementet e shtetësisë që në këtë kohë. Një komb dhe një shtet me traditë mbi 2000-vjeçare, që kërkon nënqiellin e vet dhe hisen në familjen evropiane, sepse të këtij kontinenti jemi. Dardania kishte hapësirë gjeografike shumë më të madhe sesa që ka Kosova e sotme, por një pjesë e kësaj gjeografie është zhvatur nga fqinjët, sikurse që një pjesë e popullatës po ashtu është dëbuar nga një pjesë e Dardanisë antike. Rugova me një biografi të pasur politike, letrare e intelektuale, një personalitet karizmatik që rrezaton besim e entuziazëm ndër shqiptarët, ishte arsye e mjaftueshme dhe provokim i vazhdueshëm bashkëbisedimi për medie. Në bisedat private apo në ato publike ai ishte i lehtë në komunikim me të gjithë gazetarët. Por një pjesë e propozimeve të presidentit u komentuan me zjarrmi e në mënyra nga më të ndryshmet. Me debate u prit propozimi i presidentit për Flamurin e Dardanisë, himnin dhe simbolet presidenciale, këto elemente të shtetësisë të cilat tashmë ishin të gatshme. Pritej pranimi i pavarësisë nga qendrat e vendosjes. Megjithatë flamuri i himnit bën jetë aktive gjatë gjithë fushatës zgjedhore nëpër të gjitha qendrat më të mëdha e të vogla të Kosovës, ku u shpalua Flamuri i Dardanisë dhe ku u intonua himni “Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë”. Flamuri e himni tashmë janë bërë shenjë emblematike në të gjitha tubimet me vulën presidenciale. Fragment nga libri “Për shtetin e Dardanisë”, botimi i tretë 2006.
Loading...
 
Displaying 1 Comments
Have Your Say
  1. m.muharremi thotë:

    Jo vetem kaq Gani por Flamurin e Dardanise Antike te cilin e promovoi I.Rugova gjithkund ku shkoi ,edhe ne fushata zgjedhore ,gazetaret serbofil te ndikuar fuqishem nga politika e kohes ,e dogjen publikusht ne sheshin e Prishtines para kamerave televizive duke treguar nji primitivizem te skajshem ,ne te vertet , ata qe e dogjen dhe ata qe dhane urdher qe Flamuri i Dardanise te digjet. Por ,Gani i nderuar ,akteret e djegjes se flamurit dardan menduan se duke e djegur nji flamur kishin krye nji ” veper te madhe ” kurse ne te vertet , ishin vete ata qe dogjen shpresen e ketij populli i cili u sakrifikua dhe derdhi aq shume gjak pikrisht per flamurin dardan e jo per nji flamur jo flamur qe sot e kemi dhe dhuneshem na u imponua.
    Herdo -kurdo , heret a vone Flamuri i Dardanise Antike i shpalosur nga Presidenti Ibrahim Rugova eshte flamuri qe do te valvitet ne Dardani kurse ketj qe sot e kemi po i vije fundi.!

    Përgjigjiuni
    Pelqej(2) Nuk Pelqej(0)

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...