Debate Lajmi Kryesor 4

Ibrahim Berisha, qëndrimi i Aleksandër Vuçiqit fatal për sovranitetin e Kosovës, flet për coptim

Shkruan: Ibrahim Berisha

Teksti i Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me theksin “për të nisur dialogun e brendshëm serb për Kosovë”, mund të jetë ndër më fatalët për tërësinë integrale dhe sovranitetin e Kosovës.

“Të mos lejojmë që të humbasim ose dikujt t’ia dorëzojmë atë që kemi, por edhe të mos presim se do të na kthehet në dorë ajo që e kemi humbur kaherë”. Vuçiq edhe formalisht do hisen e Serbisë në Kosovë, të cilën e konfirmon se tashmë e ka dhe duhet përfunduar me procedura “demokratike”.

Ai nuk flet për shtetin e Kosovës, por për një pjesë të Serbisë në Kosovë, i cili sipas konstruktit politiko-administrativ të Beogradit, formalizohet përmes Asociacionit si hap i fundit për coptimin territorial të Kosovës.

Jo rastësisht, Vuçiq del me këtë propozim kur kriza e bërjes së qeverisë është e dukshme dhe partia e tij në Parlamentin e Kosovës, synon të maksimalizojë përfitimet që i dhurohen nga kultura bajraktare dhe provinciale e liderëve të partive të shqiptarëve.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *