Published On: 30 Maj, 2017

Ia turbullon mendjen Kadri Veseli ish-kryetarit të Forumit Rinor të LDK-së

Nuk ka më dyshim. Ish-kryetari i Forumit Rinor të LDK’së, Armend Ibrahimi i është bashkuar PDK’së.

Gazeta Express ka siguruar një fotografi të Ibrahimit me kryetarin e PDK’së, Kadri Veseli.

Armend Ibrahimi ka qenë këshilltar për rini i kryeministrit Isa Mustafa, por ishte dorëhequr nga kjo detyrë, për arsyeje të pakënaqësive ndaj shefit të ekzekutivit.

Ibrahimi ka qenë edhe kandidat i LDK’së për Deputet në vitin 2014. Ai pas garës zgjedhore pati akuzuar partinë e tij se i kanë vjedhur votat.

Aderimi i tij në PDK është bërë një ditë para fillimit të fushatës zgjedhore për votimet e jashtëzakonshme të 11 qershorit.

PDK’ja në këto zgjedhje garon në koalicion parazgjedhorë me AAK-NISMA, duke kandiduar kreun e AAK’së Ramush Haradinaj për Kryeministër. /GazetaExpress/.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...