Published On: 4 Shtator, 2016

I punojnë mbrapa “shpine” Aganit, partia mbanë mbledhje pa lejen e tij

Partia e Drejtësisë vlerëson mbledhjen e një pjesë të Këshillit të saj Drejtues me 3 Shtator 2016 si jostatutore dhe të jashtëligjshme dhe me këtë pa kurrfarë efekti juridik dhe politik për aktivitetin e partisë.

“Kjo mbledhje nuk është thirrur nga Kryesia e partisë dhe nuk është drejtuar nga Kryetari i Partisë në kundërshtim të plotë me dispozitat e Statutit të partisë prandaj çdo vendim i marr për kryetarin dhe Kryesinë e Partisë është i paqenë”, thuhet në reagimin e PD-së.

Më tej, aty thuhet se me gjithë shkeljet e qarta statutore çështjet e ngritura nga kryetarët e një pjese të degëve të partisë do të shqyrtohen me seriozitet të plotë në mbledhjen e Kryesisë së PD-së që është thirrur për 6 shtator 2016.

“Partia e Drejtësisë siguron anëtarësinë e saj se do të ndërmerren të gjitha masat statutore për sqarimin dhe tejkalimin e mospajtimeve aktuale në funksion të sigurimit të veprimit sa më unik politik”, thuhet në komunikatë.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...