Published On: 25 Tetor, 2016

I përngjante bishës

VITET E BRETKOCES (2)

Lirim Gashi

Ende pa kaluar dy minuta heshtjen e nderpreu nje trokitje e drojtur ne dere sikur e nje nxenesi te frikesuar nga ndeshkimi i mesuesit. A guxoj te hy brenda shoku kapiten??? Guxon si s’guxon, guxon ti gjithcka si gjithmon por jo edhe per shume kohe,-ia ktheu kapiteni. Pastaj u hap dera dhe hyri kreatura qe ne kujtimin tim i perngjante bishes, por qe si per cudi tani ishte shnderruar ne nje lepur te kerrusur matuf per te cilin do te ndjente keqeardhje edhe lakra. Shoku psikolog me lejo qe te prezantoj me keta dy njerez te panjohur e me synime te panjohura-i tha me ironi kapiteni. Me Lirimin s”kam pse te njoftoj sepse e kishe njoftuar pa me pyetur fare. Personi ne anen e djathte eshte xhaxhai i Lirimit ndersa personi ne anen e majte eshte babai i Lirimit. Se pari ia zgjati doren xhaxhait tim dhe perderisa po provonte t”ia zgjaste edhe babait tim dora i mbeti e shtrire si e nje lypsari. Ti shoku psikolog me kete mjekerr cetniku mund t”ia zgjasesh doren vetem cetnikeve te ,,rruges francuska 6,, qe merren me memorandume te turpshme por jo mua. Shko rruaje ate mjekerr te ndotur e pastaj eja pershendetu me mua pleh i poshter- i bertiti me tere volumin e zerit babai im. Mbreteroi heshtja me e tmerrshme qe e kisha perjetuar ne jeten time te re. Ishte njera prej atyre heshtjeve qe te mbajne te burgosur ne udhekryqin e jetes dhe vdekjes e qe te katapultojne pa parashut nga aeroplani ne nje oqean te terbuar pa e provuar notin as ne prrocken e bretkoces. Zakonisht kisha besim te pafund ne shkathtesine e babait tim per t”i menaxhuar situatat pa rrugedalje por asnjehere nuk e kisha perjetuar sikur sot ne rolin e kreatorit. Femiu kur konfrontohet me rrezikun zakonisht i mbyll syte per te besuar qe eshte ne enderr. Pikerisht kjo me kishte ndodhur edhe mua. I hapa innstinktivisht syte per tu siguruar se a jam ne enderr dhe e vetmja gje qe e verejta ishte qe psikologu nuk ishte me ne zyre.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...