Published On: 31 Tetor, 2016

I PASKA DAL GJUMI MINISTRIT HOXHAJ DHE SHTETIT TË KOSOVËS

 

Gëzim Muçolli

Vetëm sot iu paska dalur gjumi që zyrtarisht ti njohtojnë qytetarët shqiptarë të Republikës së Kosovës që mos të udhëtojnë nëpër Serbi.
Po i shkruaj disa rreshta për një arsye të veteme që më jep të drejtë të reagoj:
Ka më shumë se 19 vjet që këmba ime nuk ka shkelur në truall të Serbisë.
Qysh pas luftës i kam ftuar të gjithë të njohurit e mi me miq shokë e dashamirë që të mos udhëtojnë nëpër Serbi duke iu përsëritur arsyet e (mirë)njohura pse nuk duhet udhëtuar andej.
Kryesisht kam zënë “armiq” dhe kam dëgjuar mbrapsht nga ata të njëjtat arsye shumë herë të pakapërdishme siq janë:
– nuk kam asnjë problem për të udhëtuar nëpër Serbi;
– nuk më ndjek shteti i Serbisë se kurrgjë të keqe nuk i kam bërë;
– nuk kam ikur nga ushtria e as nuk më kanë thirrë të shkoj në luftë në Slloveni, Kroaci apo Bosnje;
– nuk kam marrë pjesë në manifestime kundër Millosheviqit;
– nuk kam qenë në UÇK e as në FARK;
– nuk jam budallë me i ra rrotull kur mundem me i kursye paret e benzinës dhe autostradës:
– nuk ma qet me udhëtue me traget se po zgjat udhëtimi 2 ditë;
– nuk po due me u lodhë udhës së gjatë për Kroaci ; Mal të zi e Shqipëri kur mundem me shkue nëpër Serbi dhe për 10 orë hyj në Kosovë;
– nëse ti s’ke ndejt rahat e ke punue kundër Serbisë mos na mëso neve kah me udhëtue se na nuk tutmi me i ra nëpër Serbi ;
– udhëto shlirë se kurrgjë nuk të gjen , kur t’ ndalin policët serb ua jep nga 20 euro t të lëshojnë të vazhdosh;
– e kushedi sa arsye të tjera.
Unë vitin e ardhshëm, d.m.th. më 2017 i bëj plot 20 vjet që nuk udhëtoj nëpër Serbi. Bile edhe kur shkoj në Kosovë nuk blej prodhime nga Serbia. E nuk jam as aëtar i Vetvendosjes por as simpatizant i atyre që janë pasuruar pas lufte duke bërë tregëti me mallra serbe.
Shteti ynë zyrtarisht është vonuar e Ministrit turp i qoftë për vonesën.
Por , nejse. Më mirë vonë se kurrë !
Shumëkush ndoshta përfundimisht do ti hap sytë. Dikush patjetër do t’ia sheh hajrin.
Me Serbinë ende jemi në luftë. Ajo nuk ka nënshkruar ende Marrëveshtje paqje me Republikën e Kosovës e as nuk i ka paguar dëmet e luftës së fundit dhe të pushtimit gati një shekullor.
A keni menduar ndonjëherë se duke i lënë eurot tuaja nëpër Serbi që nuk e njeh sovranitetin dhe pavarsinë tonë, jeni një hap afër tradhëtisë Kombëtare
Tash nuk po ju them më : Mos udhëtoni nëpër Serbi.
Po ju them : – Matne veten tuaj.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...