Published On: 20 Gusht, 2017

I pari t’thash “më dëshpërove gjeneral i Dukagjinit’’

  • Letër për Behgjetin e Ramushin…
  • Po filloj me skenën e fundit të ‘’Karvani i Bardhë’’ i Azem Shkrelit ‘’Gjithçka të mundeni shkarkojani veteës e ngarkomani mua. Dyli e mali durojnë t’bamet e t’pa bamet’’.

  • Çun Lajqi

Andaj shamjet që do t’iu vijnë, m’i ngarkoni mua e letrës që po e shkruaj, sepse ka shumë ditë që lakoj emnat tuaj e dua t’them shumëçka e t’mos ju randoj, por as t’iu mesoj nuk dua, e të hesht nuk mundem.

Ramush,

I pari t’thash “më dëshpërove gjeneral i Dukagjinit’’ dhe pata të drejtë, sepse ishte hap i gabueshëm koalicioni me Pronton, por Jo edhe që t’anatemohesh kaq shumë, dhe i pari që po të them: Nëse don qeveri, merr ngatë vetës shqiptarë që dinë e që kanë e që nuk vjedhin. Bahu si Marash Uci e djemtë e Calit: “Ju kamë e zemër, unë sy e vesh’’. Mos i dëgjo ç’thonë dhe merre Behgjet Pacollin si mendje, jo si numër e lodër zbukurimi siç bani dikur Thaçi, sepse Kosovës i duhen njerëz që ndërtojnë, ndihmojnë e punësojnë sa s’asht zbraz nga rinia, se pastaj mbetemi si Shumadia në pleq e plaka.

Na duhet Behgjeti neve, jo Ne Atij, sepse Ai ka gjithçka, por shpirti i tij s’mund të jetë i qetë dhe i lumtun nëse Kosova asht e s’mutë. Ai që diti me ia hap vetës dyert anë e kand botës, ai din qysh me ia hap dyert edhe Kosovës o gjeneral.

Dhe krejt n’fund

Behgjet,

Mos i ndëgjo ata që s’patën kurrë zemër për Dheun e Atdheun e as për skamnorin. Ata ishin e mbetën strofull për vezë qyqesh e helm gjarpinjsh. Kosovës I duhen njerëz me vizion pune e ndërtimi, si Ju, njerëz që na e zbukurojnë Atdheun dhe e punësojnë rininë, sepse nuk jetohet rrugësh e kontejnerash me qese plastike dhe nuk mund të jemi gjithmonë furnizues i fuqisë punëtore për ‘baushtellat’ e Europës.

Mos të brengosin gojëkëqijtë, ata që se duan as vetveten as shtetin. Sepse ne, gjithçka pranojmë pos vlerës së vërtetë.

Ti je ajo që i duhesh Kosovës o Behgjet Pacolli, prandaj sakrifikoje luksin e rehatinë familjare e bahu bashkë me gjeneralin që t’ecim para se boll vuajtëm e boll qajtëm e pak dritë pamë. As ti Behgjet, as gjenerali dhe as Kosova nuk ka kohë me humb e as me u korit.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...