Published On: 3 Korrik, 2017

I pa informuar Tomë Gashi për Sami Lushtakun

Tomë Gashi, avokat ish-Ambasadort të Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimi është shprehur i painformuar lidhur me vendimin e Gjykatës Supreme ndaj kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.

I kontaktuar nga “Gazeta Blic” Gashi, ka mohuar të prononcohet lidhur me vendimin e kësaj gjykate për Lushtakun si dhe Selimin, të cilët po akuzoheshin së bashku për krime lufte, me arsyetimin se nuk është i informuar.

Nuk kam asnjë informat nëse dikush është liruar nga burgu”, tha ai për “Gazeta Blic”

Në anën tjetër, pala mbrojtëse e Lushtakut, Arianit Koci ka konfirmuar lirimin e kryetarit të Skenderajt, duke thënë se është aprovuar ankesa e tij për heqjen e masës së paraburgimit.

“Është liru Sami Lushtaku, kërkesa ime është aprovuar në tërësi, nga sonte i hiqet masa e paraburgimit”, tha Koci.

Pjesë e Grupit të ashtuquajtur “Drenica” janë edhe ish-Kryetar i Drenasit, Fadil Demaku, ish-Deputet i Kuvendit të Kosovës, Sabit Geci, ish-komandant i UÇK-ës dhe ish-pjesëtarë tjerë të UÇK-së Driton Demaj, Selman Demaj, Agim Demaj, Ismet Haxha etj.

Të dyshuarit e “Grupit të Drenicës” akuzohen për krime lufte kundër popullatës civile që supozohet se kanë ndodhur në burgun e Likovcit gjatë verës 1998. Po ashtu, dyshohen edhe për vepra të torturës dhe vrasjes së civilëve./Gazeta Blic/

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...