Published On: 3 Gusht, 2017

I nxehti i madh, 4500 persona i drejtohen urgjencës së QSUT-së në kryeqytet

Ditët e nxehta këtë fillim gushti kanë shkaktuar edhe një fluks të madh pacientësh në QSUT. Mësohet se 4500 persona i janë drejtuar shërbimit të urgjencës në QSUT.

Shefi i sektorit të sëmundjeve epidemiologjike dhe sëmundjeve kronike në ISHP Alban Ylli thotë se është e vërtetueshme nga ana klinike që rritja e temperautave shton sëmundshmërinë deri në 3%.

Është parë që aritmitë rriten në ditët me temperatura të larta. Dhimbja në muskujt e këmbëve tek një person që po ecën në temperatura të larta duhet të jenë shenja alarmi. Menjëherë të ndërpresë aktivitetin fizik. Lëkura shumë e thatë tek një person që shpreh shenja të humbjes së koshiencës. Ka persona që janë më të rrezikuar në këtë periudhë, veçanërisht ata që kanë sëmundje kronike, të moshuarit dhe fëmijët. Sëmundshmëria është edhe koso për buxhetin e familjes dhe të shtetit.” – shprehet Ylli.

Gjithashtu mjekët apelojnë që të mos qëndrojnë vetëm në zonat bregdetare në diell.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...