Kosova

I kundërpërgjigjet Haradinaj – Hotit

Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Daut Haradinaj nuk ka informacione rreth asaj që dy deputet nga minoriteti joserb po e mbështet koalicionin LAA, e jo PAN-in për formimin e Qeverisë.

I kontaktuar nga‘GazetaBlic’ Daut Haradinaj, përmes një prononcimi të shkurtër ka theksuar se s’ka informacione të tilla.

“Nuk di këso lajmesh” , tha shkurt Haradinaj për ‘Gazeta Blic’.

Në anën tjetër, ishte Avdullah Hoti ai që e bëri një lajm të tillë publik, dukë thënë që koalicioni LAA ka mbështetjen e dy deputetëve të minoriteteve jo serbe.

Hoti këtë lajm e ka bërë të ditur perms një postimi në rrjetin e tij social Facebook ku tha se: “Në Prizren, me Ministrin Rasim Demiri, kryetar i Vakatit dhe tash deputet i Kuvendit të Kosovës, dhe deputetin e legjislaturës së kaluar Qerim Bajrami. Kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyer gjatë këtij mandati dhe do të vazhdojmë të punojmë bashkë edhe ne mandatin e ardhshëm për të përmirësuar jetën e komunitetit boshnjak në gjithë Kosovën”./GazetaBlic.com/

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *