Published On: 5 Korrik, 2017

I forti i Drenicës, Sami Lushtaku mori mbi 75 mijë euro sa ishte kryetar nga burgu

Kryetari i Skenderajt ishte bërë sensacion kur në zgjedhjet lokale të vitit 2013 kishte arritur të fitonte zgjedhjet për kryetar të Komunës së Skenderajt duke qenë në burg.

Përpara kësaj ai ishte bërë temë e diskutimeve për shkak se përkundër se ishte arrestuar dhe po mbahej në burg ai vazhdonte të mbante postin e kryetarit të Skenderajt.

Këtë avaz, Lushtaku e ka vazhduar për 4 vite të tjera, deri të hënën kur i lirua pas një vendimi të Gjykatës Supreme.
Nga fshati i tij, të martën Lushtaku tha se do të vazhdojë të jetë kryetar i Skenderajt por që nuk do të kandidoj edhe për një mandat tjetër në krye të komunës, ani pse tashmë ai është i lirë, për dallim nga zgjedhjet e vitit 2013 kur edhe nga burgu nuk hoqi dorë nga kandidatura.

Por Lushtaku do të mund të shfrytëzoj paratë e grumbulluara në xhirollogarinë e tij e që i ka marrë për gjashtë vite sa ka qenë në burg dhe njëkohësisht kryetar i Skenderajt.

Insajderi ka hulumtuar dhe ka gjetur se Lushtaku ka marrë fiks 75 mijë e 600 euro prej vitit 2012 deri në vitin 2017.
Sipas formularëve të deklarimit të djalit të Sami Lushtakut, Mërgimi, i cili tash është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës, por që deri tani ka drejtuar departamentin për Integrime Evropiane në Ministrinë e Administratës Publike dhe anëtar Bordi në “Ibër Lepenc”.

Sami Lushtaku, siç ka deklaruar djali i tij, Mërgimi, në formularët e deklarimit të pasurisë ka marrë 12 mijë e 600 euro në vit si kryetar i Komunës së Skenderajt.

Gjithashtu Sami Lushtaku, sipas deklarimit të pasurisë së djalit të tij, në vitin 2014 ka përfituar 36 mijë euro nga “Shqiponja” në të cilën ai është aksionar.
Teksa në vitin 2015, Mërgim Lushtaku nuk e ka deklaruar pasurinë, në vitin 2016, ka deklaruar se Lushtaku ka marrë 20 mijë e 324 euro të hyra nga aksionet në biznesin “Shqiponja” përpos pagesës vjetore prej 12 mijë e 600 euro si kryetar i Komunës.

Por Lushtaku në burg ka marrë edhe para të tjera nga shteti, raporton Insajderi.

Në vitin 2016, Mërgim Lushtaku, deklaron se babai i tij ka marrë edhe pension invalidor prej 2 mijë e 400 eurove. Por në deklarimin e vitit 2017, Mërgim Lushtaku nuk deklaron nëse babai i tij ka marrë pensionin invalidor, por vetëm shumën vjetore si kryetar komune./Insajderi.com

Nga BMW X5 deri në 100 mijë euro kesh – Si u pasurua Mërgim Lushtaku gjatë kohës sa e kishte babanë në burg

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...