Published On: 31 Maj, 2017

I forti nga Tropoja që bënte shantazh në “Facebook” për 10000 euro. ‘Lufta me policinë’

Policia e Tiranës ka zbardhur detaje të reja nga ngjarja e ditës së djeshme, ku një i ri është ndjekur për rreth 30 minuta ngë Policia, e më pas u arrestua vetëm pasi uniformat blu qëlluan në ajër.

Mësohet se është arrestuar Tauland Neçaj, 27 vjeç , lindur në Tropojë dhe banues në Laprakë. Neçaj kishte kërcënuar nëpërmjet telefonit dhe rrjeteve sociale që P.S t’i paguante atij 10 mijë euro. Paratë 27- vjeçari do t’i merrte pasditen e djeshme tek “Zogu i Zi”.

Por policia kishte një informacion të tillë, dhe i ka kërkuar që të ndalonte për kontroll, por Neçaj ka vijuar lëvizjen me shpejtësi në sens të kundërt me mjetin e tij tip Touareg, me targa AA 864 RH, duke dëmtuar tre automjete. Pas 30 minutash ai u arrestua nga Policia, vetëm pasi ajo ka qëlluar në ajër. Gjatë kontrollit 27- vjeçart iu gjetën dhe kanabis sattiva dhe një armë.

Mbi 27- vjeçarin akuzohet për disa disa vepra penale, ajo e   “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Shkatërrimit të Pronës” si dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...