Published On: 14 Gusht, 2017

I akuzuari për vrasjen në Virxhinia paraqitet në gjykatë

  • Personi i akuzuar për sulm me makinën e tij në turmën e protestuesve, që demonstronin kundër aktivistëve të së djathtës ekstreme në shtetin Virxhinia në Shtetet e Bashkuara, sot pritet të paraqitet në gjykatë.

Personi, James Alex Fields, 20 vjeç, është i akuzuar për vrasje të shkallës së dytë, pasi një femër është vrarë dhe 19 persona të tjerë janë plagosur, gjatë sulmit me automobil para dy ditësh.

Një këshilltar i presidenti amerikan, Donald Trump, ka vlerësuar se ky sulm “e plotëson definicionin e terrorizmit”.

Autoritetet federale amerikane thonë se kanë hapur hetime për të drejtat civile lidhur me rrethanat që ndikuan që i akuzuari Fields t’i qëllojë me makinë njerëzit në qytetin Sharllotsvill në Virxhinia.

Femra e vrarë ishte Heather Heyer, 32 vjeçare, punëtore në fushë të drejtësisë, e cila nga të njohurit e saj ishte përshkruar si aktiviste për të drejtën sociale.

“Në çfarëdo kohe, që ju kryeni sulm kundër njerëzve për të shkaktuar frikë, është terrorizëm”, tha H.R. McMaster, këshilltar për siguri kombëtare i presidentit Trump, lidhur me sulmin në Sharllotsvill, gjatë një interviste në rrjetin ABC. /rel/.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...